futboll-ulqini-tetovane-durresEdhe përkundër veshtirësive që përcjellin sportin e Ulqinit, konkretisht në këtë rast futbollistët, ditë më parë në Durrës u takuan në një ndeshje miqësore futbollistët e rinjë nga Ulqini dhe Tetova.

E gjitha kjo u realizua nga pasioni dhe dëshira e udhëheqësit e kësaj grupmoshe, dikur edhe vet ish futbollist Halil Dali Truma. Siç mësohet nga vet udhëheqësi i ekipit nga Ulqini, ulqinakët e rinjë fituan ndeshjen me rezultatin 3:2, edhe pse rezultati nuk ishte në rend të parë.

Vetë trajneri Truma shprehet edhe për vështirësitë  e mëdha me të ciëlën ballafaqohen të rinjtë e qytetit tonë, ku për shkak të gjendjes ekonomike nuk  marrin pjesë në as edhe një nivel të garave në Mal të Zi. Trajneri Dali Truma nga ana tjetër shprehet se talente në futboll në Ulqin ka plot duke veçuar anëtarin më të ri të PSV Eindhove, Angjello Rudaj, i cili hapat e parë i ka në klubin e Ulqinit.

Është koha që afaristë të ndryshëm të qytetit tonë por edhe vetë komuna të gjejnë forma që së paku ekipeve të moshave të ju mundësohet të marrin pjesë në gara kur dihet se edhe shpenzimet për mosha nuk janë edhe aq të mëdha.

Do të ishte mëkat që për hir të mosorganizimit të djegim sportistë që ndoshta kanë edhe të ardhme. /Ulqini Online/

By admini