SI U FESTUA NË ULQIN NDESHJA SHQIPËRI – SERB NGA TIFOZËT E SAJ ULQINAKË
Shkruan: Muhamet Nika,
Përpjekja e parë sportive për të ringjallur ndeshjet e vjetra sportive në futboll ndërmjet dy kombëtareve, asaj të Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd – shqiptarëve dhe serbëve,si dikur, pas luftës së Kosovës , u pa se dështoi. Takimi u zhvillua në kuadër të evropianit. Si duket në këtë rast , u humb edhe karakteri i lojërave të vjetra sportive që organizoheshin në OLIMP ndërmjet qyteteve shtete të kohës.
Sipas legjendës, greke kryezoti Zeus, inicoi mbajtjen e tyre , në respekt të dashurisë së ndërsjellë dhe për nderë të tij edhe shtetet greke që ishin të hasmëruara , gjatë kësaj kohe e ndalnin luftën. Për momentin në Greqinë e lashtë dominonte paqja.
Mjerisht , ky qëllim tradicional i lojërave sportive nga ajo kohë e deri më sot , dëshmon se jo gjithherë sporti i ofron popujt dhe kulturat pas përleshjeve në luftërat e ndërsjella. Çka e vërteton edhe ajo që ndodhi pas ndeshjes së mbrëmshme në Beograd, kur ekipi i kombëtares Shqiptare u rrah nga lojtarët e kombëtares Serbe.
Ndeshja shumë e përfolur u prit me padurim edhe nga shqiptarët në Ulqin , nga tifozët ulqinakë , që ndeshjen e ndoqën në mënyrë të organizuar para objektit IRISH PUB. Të entuziazmuar dhe kuptohet të indinjuar nga rrjedhat e ndeshjes, ata hidhërimin dhe gëzimin e vet e shprehen me këto pamje që po i demonstrojmë me fotografi.