Pas gjashtëdhjetë e tetë vjet pune të sukseshme shkollës në Ftjan, paralele e ndarë e shkollës fillore “Gjergj Kastrioti –Skenderbeu” në Ostros në fund të këtij viti shkollor iu vu dryri. Pothuaj për çdo vit shkollor numri i nxënsëve në shkollat e Krajës bie në mënyrë drastike, por që të vie deri aty që shkolla të tëra të fikën pak kush e ka besuar. Por ja që edhe kjo e keqe po i kanoset me të madhe Krajës.
Kohë më parë, para dy vitësh u fik paralelja e ndarë në Kështenjë e këtë vit në Ftjan. Cila e ka radhën nesër? Migrimi i popullatës nga treva e Krajës është i theksuar shumë dhe kësaj të keqe asnjëherë këtu nuk iu ndërpre hovi. Bile në Anën e sipërme të Krajës shumë lokalitete janë shuar e disa sish jan rrudhur aqë shumë sa që së shpejti do t’i presë i njëjti fat. Një ndër këta fshatra pa dyshim se është edhe Ftjani, vendbainim piktoresk nën Rumi i njohur për mikpritje, bujari e fisnikri gjatë gjithë historisë së tij mijëra vjeçare.
Sot Ftjanit iu këput një krah. Thëm kështu sepse Ajdin Gjinoviqi nxënësi i fundit, që sot mësuesi ia dorëzoi dëftesën e plotësuar me notat e klasës së pestë i thanë bashkarisht lamtumirë njëhrë e përgjithmonë shkollës. Në vitin e ardhshëm shkollor këtu nuk ka më nxënës që të regjistrohen në klasën e parë. Hajdar Mujeziqi, mësues që këtu dha mësim nga viti 1999 është mësuesi i fundit që punoi këtu icili sot i vuri dryrin shkollës. Ai me nostalgji kujton kohën e kaluar në këtë paralele:
” Këtu kam filluar punë para 17 vitesh. Atëbotë shkolla ka patur trembëdhjetë nxënës. Numri i nxënësëve ka ardhur duke rënë nga viti në vit, por deri në vitin shkollor 2005/06 mësimin këtu e kanë ndjekur njëmbëdhjetë nxënës, ndërsa pas këtij viti shkollor mësimin e kanë ndjekur vetëm dy nxënës. Në vitin shkollor 2010/2011 shkolla mbetet më një nxënës e sot ky nxënës e përfundoi klasën e pestë dhe i dha fund , të themi ashtu rrugëtimit mbi 68 vjeçar të shkollës në Ftjan. U ndava me lot në sy nga ky nxënës dhe nga kjo shkollë. Kam shumë emocione dhe nuk mund t’i përmbaj lotët”. Edhe Ajdini qau sot. Loton edhe Rumia që shikon në heshte. “Unë dhe Ajdini” , shton mësues Hajdari “patem fatin e keq që t’i vemë çelsin një institucioni edukativo arsimor me tradita shumëvjeçare”.
Kujtojmë se shkolla në Ftjan u hap për të parën herë në vitin shkollor 1948/49. Në këtë vit shkollor shkolla ka patur 58 nxënës me mësues Hysejn Cukun. Pas tij punon këtu Ramazan Jahja Sylo Kurti ,Brahim Rexha, Ali Cuku, Myrta Cura, Smajl Hoxhiqi i cili ka punuar këtu gjatë, pastaj Zija Bardhi shumë vjet i ka kaluar në punë më nxënës në Ftjan dhe në fund Hajdar Mujeziqi . Vlen të theksohet se në vitin 1988 është ndërtuar objekti i ri shkollor i cili sot ka mbetur në heshtje apsolite.
Të shtojmë në fund se Ftjani sot ka mbi dyzet shtëpi banimi por në njëmbëdhjet sish tymojnë oxhaqet. Këtu thonë se jetonë për momentin 24 banorë kryesisht të moshuar. Për fat të mirë, më njohton mësues Hajdari janë tre fëmijë të një familje nën moshën shkollore por siç duket edhe ata, duke mos parë asnjë përspektivë për jetë këtu do të shpërngulën në Tivar. Dhashtë zoti që mos të jetë e vertetë kjo dhe sado pak të dëgjohet edhe këtu kënga dher loja e fëmijëve dhe vaji i foshnjeve të posalindura, vaj i cili siç thonë në Krajë është këngë.