Suzana-TahiriBukuroshja dhe fotomodelja Suzana Tahiri pak kush e di që është nga Vushtrria. Fëmijëria e saj ishte ndryshe nga moshataret e saja. Jeta e bëri që shkollën fillore ta filloj në Ulqin e që më pas ta vazhdoj shkollimin në Vushtrri në shkollën fillore “Naim Frashëri”, pra pas kthimit në vendlindje.

Sipas rrëfimit të arsimtarëve, ajo ishte nxënëse shembullore dhe kishte gjitha notat pesa. Merrej edhe me aktivitete të lira, poezi e madje pasion e kishte edhe pikturën. Ishte edhe kryetare e klasës. Shkollën e mesme vazhdon në Prishtinë në Ekonomi, gjersa ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politike dhe Mardhëniet Ndërkombëtare dhe në këtë lëmi është në prag të përfundimit të masterit, gjersa në përfundim ka edhe studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Nevojat për jetë e shkollim, bukuroshen e shtynë të merret edhe me modelim e jetë publike.

Bukuroshja Tahiri për jetën e saj deri më tani mendon të ketë qenë e çiltër karshi opinionit. Ajo madje shkon tutje duke thënë se rruga e saj e zgjedhur në botën e fotomodeles, por pa e harruar edhe arsimimin e saj është vet jeta e saj karshi botës në të cilën po jetojmë.

“Në jetë shpeshherë nuk ka mundësi zgjedhjeje se si dëshiron ti të jetosh, këto mundësi në të shumtën e rsateve paraqiten si të kushtëzuara” thotë Tahiri. Për çiltërsinë e saj në botën publike dhe të shprehur pa drojë mendon të jetë virtyt njerëzor. “Çiltërsia për atë që ke bërë dhe bënë është virtyt njerëzor që mua më bën të jem krenare karshi gjërave të “padukshme” që bëjnë të tjerët”.

Në këtë rrugë të kaluar nga bukuroshja ajo mendon të ketë krijuar përvojën e mjaftueshme për të pasur suksesin në jetë tani karshi rolit të saj të ri si intelektuale, me master gati të mbaruar. “Kalimi përmes njohjes jetësore të rrugës së hipokrizisë të një pjese të shoqërisë karshi individit në nevojë më ka bërë të jem e fortë dhe e ndërgjegjshme ndaj unit dhe vetvetes” thotë Tahiri. Ajo shprehet që ka investuar në formësimin e saj intelektual dhe rinovimin e vetvetes për t’u aftësuar që edhe në këtë rol të ketë sukseset e saja në këtë jetë të mbushur me djallëzi.

“Rreth meje ka pasur shumë thashethëme, të cilat për fat të keq u patën shndërruar si një art i të thënit asgjë apo si një grumbull fjalësh boshe me zhurmë të madhe, të cilat nuk më kanë penguar, por motivuar që të mësoj, arsimohem për të qenë e aftë të jem përballë çdo obligimi që do ta marrë në shoqëri” shprehet me bindje të plotë Tahiri. Ajo nuk ka urrejtje ndaj të tillëve, madje për këtë fundvit ka edhe një porosi: “I dua edhe ata që më kanë përfolur, apo s’më duan për një fakt, pse janë shqiptarë, janë gjaku im, mbase një ditë do të pendohen dhe kuptojnë se shekulli XXI është shekull i çiltërsisë vepruese e jo hipokrizisë mashtruese e të padukshme të jetës së individit në shoqëri” mendon Tahiri.

Në pyetjen se si bota reale e bukurosheve apo e atyre që merren me modelim karshi shoqërisë, ajo pa hezitim tregon një anekdotë që e kishte lexuar së fundmi dhe përkon me realen sipas saj: “Bisedojnë një shkodran e një nga Pogradeci të prirë për t’i rritur gjërat. Ne në Shkodër, kur shkojmë në peshkim veç e vendosim kovën e ujit dhe në vend të ujit mbushet me peshqi.

Ai nga Pogradeci ia kthen: Ne kemi problem që vet kovën ta fusim në liqen nga peshqit e shumtë”.

Tahiri nuk e fsheh fare përkatësinë e saj partiake. Ajo është e dukshme në profilin e saj të Facebook-ut dhe kjo përkatësi sipas saj ka të bëj me respektin e saj për gjithë ata që dhanë për lirinë e vendit. Ajo tani ka edhe mendimet e saja politike, të cilat si duket edhe janë të frymëzuara nga librat e lexuar gjatë masterit të saj në mbarim. “E dua atë politikë, e cila qytetarin e bën krenar për vendin e tij, por që njëkohësisht mes qytetarëve na krijon kushte që vendi ynë të bëhet krenar nga puna dhe jeta e çdonjërit nga ne” thotë Tahiri.

Ajo për fund thotë që me vet faktin që jemi të lirë dhe në vendin tonë e rritë përgjegjësinë e politikës për të qenë më e ndërgjegjshme dhe më vizionare për të ardhmen. /BotaSot/

By admini