Albis-party-krishtlindjet-2014Z. Naser Nika është një bashkvendes i yni nga Ulqini icili emigroi në SHBA para shumë viteve por që nga diaspora jonë njihet për organizimin e aktiviteteve dhe shfaqjeve kulurore pr njerëzit tanë që jetojn atje.

Zoteri Nika ka 8 vite që ka filluar të merret me këtë aktivitet në diasporë dhe çdo here përmirëson diçka në këto organizime duke i bërë edhe më të bukura dhe njëheri pjesë e pandashme e agjendës së njerëzve tanë në diasporë.
Agjensioni i spektaklëve Albis Partys i cili udhëhiqet nga vetë ai edhe për këtë fundviti ka përgaditur plot surpiza.

Me rastin e Krishtlindjeve Albis Partys ka ftuar mbretreshën e kengës Adelina Ismailin nga Prishtina e cila do të paraqitet për herë të parë në Nju Jork. Mësohet se këngëtarja prishtinase do të prezantoojë edhe këngën e saj më të re ”Karma”. Bashkë me Adelinen do të jetë edhe reperi i njohur ne diaspore G4ashi. Gjithashtu të pranishem në këtë mbrëmje do të jenë dhe Adrian Gaxha bashkë me Florin si dhe moderatori i njohir OpOp Labi .

Por nuk do të jetë vetëm kjo surpiza e këtij fundviti. Me rastin e festës tradicionale të Viti të Ri Albis Partys do të sjellë për diasporen tone këngëtar tjerë të njohur shqiptar nga Kosova por edhe nga vendlindja, Ulqini. Kështu bie në sy pranie e çiftit babë e bir, Sabri dhe Ermal Fejzullahu si dhe e këngëtarëve Muzafer Koliqi, Valdet Luka dhe Ardita Ala. Në këtë mbrëmje do të jenë të pranishëm edhe muzikantët Lydi dhe Ilir Gjergjbitri.

Z. Nika këto aktivitet o organizon në bashkëpunim me z. Agim Muja dhe Benny Hoxha, (BENNY EVENTS). Ai është i kënaqur më këtë bashkëpunim duke vlerësuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Organizimi i aktivitete të tilla në diasporen tonë kanë vlera të shumëfishta duke marrë si shkas që numri i të pranishmeve çdo herë ka qene mjaft i madh. Në fund ai uron nga zemra festat e fundivitit të gjithë shqiptarëve.
“Dua t’i përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe t’u uroj: Gëzuar Vitin e Ri 2015. Ejani në këto mbrëmje të gjithë ju që keni mundesi të festojmë së bashku”, është mesazhi i z. Naser Nika.

By admini