NEW YORK : Duke iu rikthyer historisë bashkësia shqiptare në Amerikë, 102 – Vjetorin të Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kudo në qendrat më të populluara me shqiptarë në Amerikë,- 28 Nandori – 1912-, është shënuar me një madhështi të pashoqe.
Përvjetori – gjithashtu u shënua me kremtimin solemn të Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë, duke u mbajtur edhe një meshë e posaçme në shenjë falënderimi për 28 Nëntorin 1912, kryesuar nga kryefamullitari i kësaj kishe Dom Pjetër Popaj – me celebranët dhe ndihmësin e tij Dom Victor Dedaj dhe të mysafirit të nderuar famullitarin e Durrësit, Dom Gjergjë Meta, para një numri të madh besimtarësh.
Nga kjo kishë na njoftuan se nga altari, i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Nju Jork – Dom Pjetër Popaj – pohoi se “kjo dite është një ditë fatlume është dita më e shejtë e kombit shqiptarë”.
Në meshën e mbajtur nga Doma Pjetër Popaj – mbasi ai foli për këtë ditë të shënuar të kombit shqiptarë, i dha një rëndësi të madhe asaj se çfarë simbolizion flamuri i një kombi dhe përkujtojë disa nga ngjarjet më të rëndësishme të shqiptarëve, për liri e pavarësi.
Kurse, duke folur për flamurin dhe simbolet tij – ai ka përmendur gjakun e dëshmorëve që ranë për atë flamur – shqiponjën më dy krena dhe ngjyrat kuq e zi.
Ai tha se “ne së bashku po kremtojmë festën e madhe mbarëkombëtare, 28 Nëntorin- datën e momenteve më krenare të historise sonë kombëtare, pra:
– 28 Nëntorin e ngritjes së flamurit në Krujë me 1443 nga heroi ynë legjendar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu,
Flamurin e Gjergj Kastriotit në Bratile të Deçiqit më 6 Prill 1911 i cili ishte një shkëndijë pararendëse e Shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntorit 1912
Dhe ditën më fat-lume për gjithë kombin shqiptarë – 28 Nëntorin 1912 atë të ngritjes se flamurit në Vlorë nga Ismail Bej Qemali, me rastin e shpalljes së bashkimit dhe pavarësisë se trojeve tona etnike, me 1912, dhe lirinë e shqiptarëve mbas një pushtimi 500 vjeçar të Turqisë.”
Dom Pjetri me këtë rast nënvizojë se “Ajo çka na ka bërë ne shqiptarëve të fitojmë të gjitha luftërat – ka qënë se kur jemi bashkuar, ne kemi fituar dhe gjithmonë kemi pasë të mira – mbasi kemi pas dikë që na ka ruajtur ne në qiell dhe është kujdesur për ne shqiptarët – kemi pasur pas vetit Zotin në qiell duke na drejtuar dhe dhënë atë sigurinë e shtuar besimin tonë, së ne do të fitojmë” tha ai.
Pastaj – ai ka kujtuar ecurinë e këtyre 25 vjetëve që nga rënia e diktaturës komuniste, por edhe ka rikujtuar kalvarin që të krishterët e mbarë populli shqiptar, pësoi gjatë viteve të errëta të komunizmit. Dom Pjetër me këtë rast nuk la pa përmendur dhe vujatjet e sakrficat e shqiptarëve nën sundimin e egër komunist – martirët e kombit – dëshimtarët e kombit, siç i quajti ai – të gjithë klerikët të cilët u martirizuan për fe e atdhe.
Në predikimin e tij – për nder dhe hir të të gjithë atyre që ranë gjatë gjithë kohërave kujtojë – luftëtarët, bamirësit, sakrificat e atyrte, të gjithë ata të cilët luftuan dhe u përpoqën apo dhanë edhe jetën për pavarësinë e Shqipërisë, lirinë e pavarësinë e Kosovës, dhe të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre.
Gjtihashtu, ai foli edhe për vizitën e Pap Franceskut në Tiranë, dhe pritjen madhështore të shqiptarëve e cila siç tha Dom Pjetri, e ka nderuar të gjithë popullin shqiptarë – kudo që gjendet në Shqipëri, Kosovë, tana viset shqiptare dhe diasporë”
Kurse, shtoi se “Kujtimi i Përjetëshëm i Martirëve, le të na frymzojë e të na bashkojë si vëllazën, për ndërtimin e përparimin e një Shqipnie Demokratike, për të cilën, Ata dhanë jetën! Kosovën e lirë e të pavarun e realizimine të drejtatve të shqiptarëve, kudo në trojet e tyre etnike” tha Dom Pjetër Popaj.
Më pastaj vijuan aktivitete të ndryshme të cilat kulmuan me ngrtijen e flamurit kuq e zi në kumbonën e kishës
Me emocione të papërshkruara është përjetuar momenti i ngritjes së flamurit kuq e zi i shoqëruar me hymnin tonë kombëtar, kënduar nga të gjithë pjesëmarrësit. Leonard Berishaj thotë se atë e bëri një përkrahës i madh i famullisë, një donator i jashtëzakonshëm, bujar dhe i përkushtuar zoti Palok Rudaj – i rrethuar nga një grup fëmijësh të veshur me kostumet popullore, në oborrin para kishës – kompanjelin e Kishës Zoja e Shkodrës ku është i vendosur edhe monumenti i Nana Tereses.
Ndër momentet, që karakterizuan ceremoninë e meshës dhe ngritjes së flamurit në Kishën Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, ishte edhe organizmi i një kokteli dhe një programi të bukur artistik, për ndër të 28 Nëntorit në Qendrën Kulturore Nëna Tereze, e cila ndodhet në mjedis e brendeshme të kësaj kishe..
Programin e hapi zonja Margarita Gazivoda Kocovic, kryetare e Këshillit të Kishës e cila pasi përshëndeti të pranishmit urojë këtë festë të madhe të kombit shqiptar, këtë vlerë të shejtë të mbarë kombit shqiptarë 28 Nëntorin siç u shpreh ajo.
Më pas kryetarja e këshillit të kishës – ftoi kryetarin e Qendrës Kulturore Nëna Tereze zotin Mark Shkreli, e cili po ashtu ka përshëndetur ditën e flamurit dhe ua ka uruar atë të gjithë shqiptarëve së bashku me asamblesitin e parë shqiptarë zotin Mark Gjonaj.
Leonard Berishaj – i cili na ndihmojë me informacionin e këtij reportazhi – tha se “Vallëtarët ose “lulet e Grupit Rozafati”, e ndezën gëzimin e harën e festës, me këngë e valle popullore nga të gjitha trevat shqiptare – ndërsa poeti i komunitetit Nosh Rock Camaj tha ai kishte përgatitur një recitim enkas për këtë ditë.
Në fund me shumë duartrokitje dhe interesim të madh nga të pranishmit u pritë recitali i Pavarësisë, përgatitur dhe udhëhequr nga shkrimtari Mëhill Velaj dhe grupi i këngëve dhe valleve të fëmijeve nga Stamfordi.( fotot – Leonard Berishaj dhe Beqir Sina )