Partia e parë politike shqiptare në Mal të Zi e cila lidhi koalicion me DPS-in ka qenë Unioni Demokratik i Shqiptarëve lider i së cilës ishte Ferhat Dinosha.
Vendimi Dinoshës përkatësisht subjektit të cilin ai ka përfaqësuar për koalicion të tillë në ato kohë ka hasur në polemika dhe debate të ashpëra në mesin e shqiptarëve në Mal të Zi por edhe më gjërë.
Një vendim i tillë i Dinoshës ka sjellur përfitime të jashtëzakonshme politike sa i përket posteve për subjektin e tij politik. Duke mos u marrë me atë se sa përfitime kanë pasur shqiptarët në Mal të Zi nga një koalcion i tillë, një gjë është evidente dhe e qartë, UDSH përkatësisht kuadrot nga ky subjekt politik kanë mbuluar pozita të larta në qeversijen qendrore dhe atë lokale gjatë gjithë asaj kohe.
Largapmësia e Dinoshës dhe politikës së tij ka qenë e admirueshme duke parë profilet e politikbërësve të sotëm shqiptarë të cilët (shumica e tyre) tentojnë ta kopjojnë por, për hirë të vertetës, pa ndonjë sukses.
Për ish kryetarin e UDSH-së Ferhat Dinosha sot mund të thuhet se është modeli i politikbërjes sa i përket shumicës së përfaqësusve politik shqiptarë në Mal të Zi .
Model se si nje minoritet me 8% te popullsise ( po aq sa ishin shqiptaret ne Jugosllavi) eleminohet si faktor nga skena politike e Ballkanit.