Ndihmës ministrja e arsimit Tatjana Beçanoviq e ka dëmtuar partinë URA dhe ka treguar se ka paragjykime ndaj shqiptarëve, kështu mendon deputeti Nik Gjeloshaj.
Beçanoviq është në krye të Këshillit për përpunimin e fjalorit të Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve ku shqiptarët ndër të tjerave paraqiten si të egër dhe agresor.
Edhe pse edhe deputeti Dritan Abazoviq e ka dënuar përmbajtjen e fjalorit në pjesën që kë të bëjë me shqiptarët, Gjeloshaj mendon se klubi i deputeteve me Abazoviqin dhe Millosh Konatar vështirë që do të mbijetojë.