Shoqata e Shtëpive të shëndetit të Malit të Zi u ka bërë apel të rinjve dhe fëmijëve që në prag të festave të fundvitit tu shmangen përdorimit të mjeteve piroteknike të cilat mund të lenë pasoja afatgjate për shëndetin e tyre.
Në veçanti u bëhet apel prindërve, të cilët edhe përkundër vërejtjes së ekspertëve nuk ua ndalojnë fëmijëve përdorimin e fishekzjarrëve por përkundrazi ua blejnë ato duke mos menduar se në këtë mënyrë rrezikojnë sigurinë e fëmijëve të vetë dhe të tjerëve, thuhet në kumtesë.