UlqiniQeveria e Malit të Zi ka miratuar një platformë të negociatave me ofertuesit që kanë aplikuar në një thirrje publike për dhënien e kontratës së koncesionit për prodhimin e hidrokarbureve në hapësirat nënujore pranë Ulqinit.

Bëhet fjalë për gjashtë kompani që dorëzuan tri oferta: “Maratona oil” (USA) dhe OMV (Austri), “Eni” (Itali) “Novatek” (Rusi), “Enerxhin” (Greqi) dhe “Mediteran oil” (Britania e madhe).

Të gjitha kompanitë e listuara kanë fitim vjetor prej më shumë se dhjetë miliardë dollarësh!

Në ftesën publike është saktësuar se ekzekutivi mban të drejtën për të negociuar me ofertuesit për kushtet rreth sipërfaqes për të cilën do të lidhet kontrata, kurse pas përfundimit të negociatave, të cilat do të zgjasin deri në fund të shkurtit, qeverisë do ti paraqitet një raport mbi procesin e tenderimit me propozim të kontratës dhe vendimi për dhënien e koncesionit.

Vendimi përfundimtar do ta jap Parlamenti i Malit të Zi.

Tenderi është publikuar më 7 gusht 2013 dhe përfshin 13 blloqe të hapësirave nënujore në detin Adriatik pranë Ulqinit, dhe muajt dhe vitet e ardhshëm do të largojnë dilemën nëse Mali i Zi do të bëhet në një “Kuvajt i vogël”.

“Burimet gjeologjike të Malit të Zi nuk janë të njëjta si ato të vendit të largët (Kuvajtit), dhe pak ka gjasa që në hapësirat nënujore pranë Ulqinit të ketë depozita të mëdha të naftës dhe gazit,” ka thënë për Novosti Vladan Dubleviq nga Ministria e Ekonomisë.

Supozimet janë se fitimet e para duhet që të vinë për tre vjet. Por, deri atëherë eurot do të “rrjedhin” pasi kur janë dorëzuar e ofertat, kompanitë e naftës janë kanë qenë të detyruara të paguajnë 35.000€, ndërsa kompensimi për kilometër katror 300 €.

Mali i Zi shpreson të përfitojë nga tarifat për “blloqe” e ofruara prej rreth një milion euro në vit, por e gjitha kjo është pak në krahasim me atë çka potencialisht pritet kur të fillojë prodhimi.

“Deri tani nuk është hulumtuar në atë shkallë që të thuhet me siguri se sa atje sasi të naftës dhe gazit. Në të kaluarën ka pasur disa hulumtime të cilat gjithashtu nuk kanë dhënë përgjigje për këtë pyetje. Ne kemi paralajmërime që në këtë hapësirë mund të gjejmë disa rezerva të hidrokarbureve. Përgjigje do të japë kompania që do ta marrë punën, “shpjegoi Dubljeviq.

Qeveria ndryshoi vendimin rreth përcaktimit të blloqeve në këto ujëra duke i përjashtuar nga kjo pjesë të caktuara të territorit. Arsyeja është përshtatja me protokollin ndërkombëtar mbi regjimin e përkohshëm përgjatë kufirit kroat prej 2002.

Statistikat botërore tregojnë se nga dhjetë përpjekje për të gjetur rezervat e naftës dhe gazit, vetëm tre ose katër janë të suksesshme. Në mënyrë që një kompani të marrë punën (eksplorimi, shpimi), duhet të sigurojë prej 100 deri 200 milion euro, në varësi të madhësisë së zonës, thellësinë së shpimit dhe faktorë të tjerë.

/Përgaditur nga Ulqini Online/

By admini