Kalaja-e-Ulqinit-nga-lartShkruan Zyhni Beqiraj

Më 21 maj 2016, Mali Zi do të festojë 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë nga Serbia. Gjithashtu  që nga 2 Djetori i vitit 2015 është i ftuar të jetë shtet anëtar  i NATO-s me të drejta të plota, me kusht të përmbushjes së kritereve të antarësimit në këtë organizatë, siç janë dhe ato tw garantimit dhe të realizimit të të drejtave dhe lirive të pupojve pakicë.

Po cili është shteti i Malit Zi dhe historia e tij? Mali Zi si një hapësirë teritoriale ndërmjet Liqenit të Shkodrës dhe Llovqenit, për herë të parë njihet në shekullin XIII, duke qenë pjesë e Duklës dhe Zetës. Po thuaj dy shekuj më pas, në gjysmën e dytë të shekullit XV, formohet si shtet i emërtuar, Mali Zi me sipërfaqe 1500 km/katror. Nga fundi i shekullit XVIII forcohet si shtet dhe dyfishon sipërfaqen e tij, ndërsa pas fitorës në betejën e Grahovës kundra turqëve më 1858 i zmadhon më tej kufijtë e tij. Pas Kongresit të Berlinit në 1878, me aneksimin edhe të mjaft trojeve shqiptare si Ulqini me rrethinë, sipëfaqia e tij arrin në 9475 km/katror.

Kjo sipërfaqe rritet edhe më, deri në 14000 km/katror, në fillim të shekullit XX dhe pikërisht pas luftës parë botërore, kur aneksoi edhe troje të tjera shqiptare si Plava, Gucia, Këlmendi, Hoti Gruda etj.  Ndërkohë që zmadhonte kufijtë, Mali  Zi ndryshon edhe statusin e tij juridik si shtet. Në vitin 1918 bëhet pjesë e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, që më pas emërtohet Mbretëria e Jugosllavisë. Mbas luftës së Dytë Botërore më 7 korrik 1945, bëhet pjesë e Republikës Federative Demokratike të  Jugosllavisë , duke qenë njëherësh, një nga gjashtë republikat e saj. Pas rënies së murit të Berlinit dhe fillimit të shpërbërjes së RFD Jugosllavisë, mbetet në kuadër të RF Jugosllavisë për periudhën 1992-2003. Me thellimin e kësaj shpërbërjeje, për periudhën 2003-2006 bën pjesë në Bashkësinë Serbi-Mali Zi, deri  më 21 Maj 2006, kur nëpërmjet  referendumit popullor, si dhe me ndihmën e votës së shqiptarëve me banim atje, fiton Pavarësinë duke u shpallur Republikë Parlamentare.

Shkurtimisht kjo është historia e shtetit  të Malit Zi, sot Republikë Parlamentare, i themeluar 500 vite më parë, i cili në afro 140 vite të historisë së tij, tashmë edhe të kohëve moderne, mban të aneksuara teritore të tëra, troje etnike shqiptare si dhuratë e fuqive të mëdha.  Bashkë me këto troje, siç trajtova më lart, është edhe Ulqini i lashtë  mbi 2500-vjeçar, i cili pas periudhës 169-167 p.e.re. periudha e luftrave iliro-romake e deri në shekullin XI, pra për më shumë se 12 shekuj,  gëzoi statusin e autonomisë së konsiderueshme dhe më vonë si Republikë e vogël me statutin e saj.

Tashmë janë të qarta paradokset që percjell historia. Ulqini, qyteti supër i lashtë, trevë e pastër shqiptare, është i gllabëruar jo vetëm ai, por edhe si tërësi trojesh të tjera të pastra etnike shqiptare nga Mali Zi. Por jo vetëm kaq. Edhe politika e tij prej afro 140 vitesh,  është tejet jo shqiptare dhe asimiluese. Sot ulqinakët dhe shqiptarët që jetojnë në Malin e Zi, janë pre e politikave që kanë në themel cenimin si edhe mos respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të tyre. Edhe pse proçeset demokratizuese krijuan mundësinë e organizimit të shqipatrëve atje në partitë politike, të cilat për hir të vërtetës nuk janë pak, pra për të realizuar demokratikisht  të drejtat dhe liritë e tyre, kjo nuk po ndodh.

Shqiptarët për shkak të etnisë së tyre ndjehen të diskriminuar. Më konkrtisht të diskriminuar ndjehen sepse ata nuk gëzojnë:
-Përfaqësimin në administratën e lartë, sistemin gjyqësor, polici, shëndetësi etj, sipas nivelit të përcaktuar shifror në  %, të arritur në zgjedhjet e përgjithshme politike.
-Decentralizimin e pushtetit, që mundëson rritje të kompetencave në qeverisjen lokale në përputhje me Kartën Europiane të Autonomisë Lokale.
-Përdorimin e lirë të Simboleve Kombëtare në raste festash kombëtare gjer tek ato familjare.
-Dhënien e statusit të Komunës Tuzit në Malësi, si në komuna të tjera.
Ndryshimin dhe përmirësimin e ligjit zgjedhor që të mundësojë përfaqësim të garantuar të shqiptarëve në parlamentin e Malit Zi, në përputhje me votën popullore sipas numrit të popullësisë.

-Respektimin i të drejtës së pronës  dhe të zhvillimit të saj, siç janë ullishtat mijëra vjeçare të Valldanosit, në Shtoj, Shas, në Malësi, plavë Guci, në parqet Naciunale, liqenin e Shkodrës etj.

-Dhënien e kompetencave të plota Komunës Ulqin,  ashtu si komunave të tjera me shumicë malazeze.
-Mbeshtetjen me politika standarte e favorizuese, që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm edhe në zona ku jetojnë shqiptarët, si në ato me shumicë malazeze.
-Në fushën e arsimit, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, avancimin e të drejtave të informimit nëpërmjet të drejtës kushtetuese të garantuar, me mbështetje me fonde për median e shkruar, elektronike, atë vizive etj.

Në këtë prag Jubileu, 10 vjet të shpalljes së Pavarësisë nga Serbia, si edhe të statusit si Republikë Parlamentare, kërkesa dhe lufta për të garantuar këto të drejta, marrin një peshë dhe force të madhe. Në kuadrin edhe të lirive të realizuara që mundësojnë dhe gëzojnë popujt në vendet me orientim evropiano-perëndimor, kur për më tepër Mali Zi aspiron të jetë edhe vend anëtar i NATO-s me të drejta të plota, këto më shumë se kurrë përbëjnë imperativin e punës dhe të luftës politike, që duhet të ketë një dimension të ri. Kjo realizohet së pari nga vetë forcat përparimtare dhe partitë politike nacionale shqiptare, të cilat kanë treguar dhe po tregojne vullnet të plotë për të ecur në këtë rrugë.

Zhvillimet e fundi e kanë treguar pë pjekurinë e duhur të subjekteve politike e partive nacinale shqiptare. Koalicioni qeverisës i krijuar me  rreth 82% përfaqësimi të tij në këshillin komunal, si dhe me spektër të gjërë, po e tregon këtë pjekuri të  faktorit politik shqiptar. Vetë puna, politikat vendim marrëse zhvëllimore në interest ë zhvillimit të Ulqinit dhe të uljes së frymës së konfliktualitetit atje flasin shumë. Ulqinakët edhe një here po tregojnë se janë dhe se dinë të sillen si europianë të vertetë, të bahkëpunojnë e të bëjnë edhe kompromise dobiprurëse, në interes të tyre dhe zhvillimeve demokratike.

Por kjo nuk mjafton. Shqiptarët në Malin e Zi, e në veçanti ulqinakët kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje, e cila duhet të realizohet në dimesione të tjera nga vendet e përparuara e organizmat ndërkombëtare, që i garantojne ato. Mbi të gjitha në këto momente tejet specifike zhvillimesh rajonale, mbështetja nga shteti Amë, Shqipëria, përbën më shumë se kurrë detyrim kombëtar. Është momenti që edhe në kuadër të Mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të vendeve anëtare të NATO-s në Tiranë po në këtë muaj, nga përfaqësuesit e Shtetit Shqiptar të kërkohet, krijimi dhe fermentimi i një klime imponuese tek vendet anëtare të NATO-s ndaj Malit Zi, që me me çdo kusht të arrihet sanksionimi, garantimi si dhe realizimi sipas të gjitha standarteve europiane i të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi.

Ky është momenti që mundëson më shumë se kurrë realizimin e tyre, pasi edhe kujdesi i Shqipërisë për të drejtat e shqiptarëve të Malit Zi, deri tani disi të harruar, si rrallë herë duket se është në rritje. Politika shqiptare nëpërmjet të gjitha Instiitucioneve përfaqësuese të shtetit si, Presidenca. Parlamenti, Qeveria, duhet ta realizojë jo vetëm si detyrim kombëtar të shtetit Amë, por edhe si detyrim moral. Qenia e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, “Qytetar Nderi” i Ulqinit, e obligon atë dhe Qeverinë që drejton, me më shumë detyrime e përgjegjësi, për të punuar dhe luftuar për të drejtat dhe liritë e “bashkvendasve” të tij ulqinakë siç thonë atje, duke qenë njëherësh edhe Kryeministri i një vendi Anëtar i NATO-s me të drejta të plota.

Por jo vetëm Shqipëria.  Edhe Kosova, tashmë si shtet i pavarur më shumë se kurrë ka detyrimin që, vëllazërisht dhe shqiptarçe jo vetëm t’u gjindet pranë ulqinakëve në respekt edhe të ndihmës gjatë krizës kosovare, por edhe si detyrim kombëtar. Kosova dhe kosovarët, të përfaqësuar edhe nga Presidenti Republikës, Z. Hashim Thaçi, edhe ky “Qytetar Nderi” i Ulqinit, e dinë dhe e njohin më mirë së kushdo vuajtjen, represionin, mungesën e lirive dhe të drejtave, pasi pak më shumë se para 15 vitesh, pra para se të çliroheshin edhe me kontributin e shteteve demokratike me në krye SHBA, kanë qenë objekt i shtypjes, represionit dhe dhunës sllav-serbe për vite, dekada dhe shekuj.

Ndaj në të drejtën e tyre europiane, shqiptarët në Ulqin, në rrethinat e tij, si dhe në trojet e tjera etnike shqiptare ku jetojnë si autoktonë, apelojnë për të siguruar të drejtat dhe liritë e tyre. Të përfaqësuar simbolikisht edhe nga Kalaja e Ulqinit, e stërlashtë mbi 2500-vjeçare, e cila sipas gazetarit Marin Mema i ngjan një anije që lundron në det, si gjithmonë do të tregojnë sipas traditës ulqinake të detarisë, se në detin e trazuar plot dallgë e furtunë, dijnë ta drejtojnë “anijen” e tyre që të vazhdojë lundrimin sipas “kodit detar kombëtar”, të ruajtjes së vlerave dhe identit kombëtar si deri më sot.

Burimi:
redaksia online
a.n shqpitarja.com 

By admini