Nail-dragaShkruan: Dr. Nail Draga

Largimi nga Shqipëria si kundërshtar i pushtetit

Pushtetarët e rinjë nuk e lanë të qetë sepse ai cilësohej sipas tyre kundërshtar i pushtetit andaj ndiqej nga xhandarmëria. Ne një situatë të tillë që u bë e papërballueshme  nga xhandarmëria e Zogut detyrohet me lanë vendin e tij dhe gjen strehim ne Arqipeshkvinë e Tivarit. Më pas emërohet famullitar në Kllezën Poshtë(1927-1933). Por përveç së ishte famullitar ne ketë fshat ne mungesë të priftërinjëve ne vitet 1931-1934 ka administruar edhe famullin në breg të Bunës në  Shëngjergj. Për kontributin e dhënë si meshtar i zellshëm  nga Selia e Shenjtë  në vitin 1933 i jepet titulli Imzot, latinisht “Monsinjor” në vitin 1933, që d.m.th. kapelan i Papës. Ne pragun e Luftës së Dytë Botërore, dom Nikolla shërbeu në Salç. Ne vitet 1940-1945   me shërbim ishte ne Ulqin në kishen e Shën Zefit.
Gjatë kohës së luftës ishte përkrah Cafo Begut dhe të gjitha forcave atdhetare duke përkrahur pushtetin e ri dhe bashkimin e tokave shqiptare shtetit amë Shqipërisë.
Me datën 14 qershor 1941 ishte ndër organizatorët për ngirtjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në kishën e Shën Zefit në Ulqin. Ai këtu mbajti fjalimin e rastit. Ishte ky një moment historik për ketë qytet sepse Flamuri kombëtar valvitej për herë të parë.

Ndjekja ndaj figurave kombëtare

Vendosja e pushtetit komunist ne Ulqin me 24 nëntor 1944 për figurat kombëtare ishte fatale sepse atyre iu pengonte çështja kombëtare shqiptare dhe ngirtja e kësaj vetëdije tek masa e popullit ne ketë mjedis. Andaj te ndodhur ne një situatë të tillë figurat kombëtare u detyruan të shpërndahen sepse filloi ndjekja e tyre. Kështu dom Nikolla e detyru me u largu nga Ulqini dhe u strehu te kushërini i tij në fshatin Juban afër Shkodrës. Por, as këtu nuk ishte i sigurtë sepse  sigurimi shqiptarë i cili kishte bashkëpunim të ngushtë me ate jugosllav, zbuloj qendrimin  e tij dhe pasi e arrestoj iu dorëzoj jugosllavëve.Ishte ky një rast i jashtëzakonshëm ku shtetasi shqiptarë iu dorëzohet organeve të ndjekjës së një shteti tjetër.
Por, një veprim i tillë nuk është për çuditur sepse për pushtetarët e rinjë parësore ishte orientimi ideologjik e jo ai kombëtar.Ngjajshëm kanë vepruar edhe me Hodo Alibegun të cilin e burgosin në Shqipëri dhe e sjellin në burgun e Tivarit, ndërsa më pas të dy i sjellin në burgun e Ulqinit. Pas hetuesisë së rëndë, u mbajtë gjykimi publik në sallën e hotelit “Jadran” të Ulqinit.

Procesi gjyqësor dhe pushkatimi

Me qellim që ta komprometonin para masës, dom Nikollë Tushës, ne petk fetar, i jepej  në dorë makina e shkrimit që ta barte nëpër rrugët e qytetit deri në sallën e gjykimit. Nga disa fëmijë të porositur përjetoi fyerje derisa kalonte rrugës. Gjyqi këta dy patriotë i dënoi me nga 20 vjet burg të rëndë. Pas shpalljes së denimit dom Nikollë Tusha dhe Hodo Alibegu dërgohen për të vuajtur denimin në burgun e Cetinës. Atje ne burgun Bogdanovkraj pati  qendrim burrëror, por pikërisht për ketë qendrim dom Nikollë Tusha edhe pushkatohet më 4 nëntor 1946, në Bjellashka Papretina. Po ashtu janë pushkatuar edhe Hodo Alibegu nga Ulqini, Vasë Filip Mirdita nga Pistulli, Ali Beqir Bajrami  nga Krytha, Merush Halil Omeri nga Krytha, Ali Veli Kalimani nga Kalimani, Lekë Maci Perkolaj, Vukë Pjetër Malaj, Gjon Zef Malaj nga Shestani etj.  Ende sot nuk dihet gjë për ështrat  dhe varrin e tyre.

Përfundim

Me vendosjen e pushtetit të ri te quajtur komunist nga fillimi u dëshmu se kemi të bëjmë me një sistem të diktaturës ku fillimisht filloi me ndjekjen e figurave kombëtare dhe nacionaliste e po ashtu edhe me burgosjen dhe likuidimin e tyre.  Pjesëtarët e pushtetit gjatë LDB ne nënprefekturën e Ulqinit me ne krye kryetarin Cafo Begun-Alibegaj  u larguan nga qyteti duke dalur ne mal e qendruar kaçakë për disa vite, ndërsa disa te tjerë u burgosen dhe u denuan me gjyqe te improvizuara me burg dhe pushkatim. Ne sajë të autoritetit që kishin dy figurat fetare te Ulqinit hafiz Hasan Llunji dhe dom Nikollë Tusha u pushkatuan.
Nuk ka dyshim se mekati i tyre nga pushteti komunist kishte të bënte me ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar ne Ulqin me 14.6.1941 si dhe ngitjen e vetëdijes kombëtare të populli shqiptar i kësaj krahine. Pushtetarët e rinjë diçka të tillë nuk mund ta përballonin sepse pushteti i tyre ishte me plot demagogji dhe se premtimet e dhëna gjatë luftës i mohuan me të përfunduar ajo. Ishte ky një mashtrim perfid dhe gënjeshtër transparente që dëshmohet me shumë argumente te kësaj kohe. Sepse pushteti i ri komunist dëshironte te mos degjohej zëri i shqiptarëve të cilët deshironin të jenë të barabartë si te tjerët,  sepse atyre iu konvenonin  individ  anonim dhe  servil ne shërbim të tyre.
Nuk ka dilemë se trajtimi kompetent i kësaj periudhe kohore meriton një qasje të veçantë sidomos për personat të cilët janë denuar, persekutuar dhe likuiduar vetëm së ishin shqiptarë dhe kishin bindjet dhe pikëpamjet e tyre politike e shoqërore.
Dhjetor 2014

By admini