ahmet-alosh-ardijan-mavriqE përditshmja malazeze Dan e ditës së hënë ka publikuar edhe emrat të cilët priten të emërohen në krye të institucioneve më të rëndësishme që emërohen nga Kuvendi i Ulqinit.

Në lidhje me këtë, gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Ahmet Aloshi nga radhët e Partisë Demokratike pritet të emërohet drejtor i Qendres për Kulturë të Ulqini ndërsa Ardijan Mavriqi nga Forca  pritet të marrë udhëheqjen e Organizatës turistike të Ulqinit.

Si në rastin e parë ashtu edhe në të dytin ka disa rezerva. Aloshi mund të marrë Qendren për kulturë nëse Zana Sarvan, kuadër i Perspektivës, nuk pranon që të marrë këtë funksion. Ndërsa situata për Mavriqi ndryshon pasi së pari është paraparë për të qenë nënkryetar i komunës ndërsa kohëve të fundit bisedohet se do ta marrë OT e Ulqinit.

By admini