Komuna-UlqinSot në Kuvendin e Ulqinit u mbajt mbledhja ku në rend të ditës ishin miratimi i buxhetit për vitin 2016, shkarkimet dhe emërimet e disa nënkryetarëve të Komunës, sekretarit të Kuvendit komunal dhe anëtarëve të trupave punues të Kuvendit si dhe shkarkimet dhe emërimet në këshillat drejtues në ndërmarrjet publike të themeluara nga komuna.

Këshilltarët e Kuvendit të Ulqinit kanë miratuar buxhetin për vitin 2016 me vlerë prej gati 12 milion euro.

Duket se pjesa më interesante ishte rendi i ditës që kishte të bënte me shkarkimet dhe emërimet në këshillat drejtues në ndërmarrjet publike të themeluara nga komuna. Në këtë pikë në disa raste shpërthente gazi sidomos kur lexoheshin emërat e atyre që shkarkoheshin apo emëroheshin.

Por në të gjithë këtë situatë qesharake, nëse mund ta vlerësojmë si të tillë, ajo çka binte në sy ishte dëshira për sa më shumë emërime. Situatë interesante ishte kur u emëruan dy nënkryetaret e rinj të komunës, Hatixhe Gjoni nga UDSH dhe Vaso Radoviq nga DPS. Pas këtij emërimi, Komuna e Ulqinit u bë me 5 nënkryetar pasi nuk u shkarkuan atë të mëparshmit.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu duke folur në lidhje me këtë pikë u shpreh se me shkarkimin e kryetarit të komunës shkarkohen edhe nënkryetaret. Por i këtij mendimi nuk ishte këshilltari i DPS-it Borislav Bashoviq duke u treguar se Kuvendi i ka emëruar dhe po Kuvendi duhet që ti shkarkojë. Më marrëveshje të koalicionit është paraparë të jenë ”vetëm” 4 nënkryetarë.

Këshillat drejtues të ndërmarrjeve publike ishte pika tjetër e ”nxehtë”. Pasi që në këto këshilla komisioni pë emërime kishte dhënë propozimet e veta ndërsa Kuvendi i kishte votuar emërat e rinj lindi kërkesa nga kryetari i Kuvendit Loro Nrekiqi nga DPS-i për shtim të numrit të anëtarëve nëpër këshilla në mënyrë që participojë edhe opozita. Në këtë situatë propozimin më racional dha këshilltari i DPS Bashoviq që kërkoi që nga kuotat e pozitës të lirohen vendet për opozitën në mënyrë që të mos ketë rritje të numrit të anëtarëve të këtyre këshillave duke marrë parasysh që më këtë rriten edhe shpenzimet. Nga disponimi vështirë që do të merret parasysh propozimi i këshilltarit Bashoviq.

Në lidhje më këtë u la që të gjendet një zgjidhje në atë mënyrë që edhe opozita të përfshihet në këto këshila.

By admini