Me rastin e festës së Pashkëve, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.MehmedZenka, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon të gjithë besimtarët katolik, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.
Kjo festë, le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë.
Uroj që në zemrat tuaja të ndodhë ringjallja e zemërgjerësisë dhe tolerancës,në shpirtin tuaj dashuria dhe respekti ndaj shoqi shoqit,në mendjen tuaj e mira dhe e drejta .
Uroj qe gjithmonë jeta e juaj të jetë e mbushur me gëzime,dhe e shndritur me dritë të njerëzisë dhe fatin e lumturisë.
Me shëndet dhe zemër të mirë Pashkët.
Shërbimi informativ të UDSH-së