Permbytjet-Shkoder-ana-malitRikthimi i reshjeve ka bërë që zona e Nën-shkodrës të përmbytet sërish. Banorët thonë se shkak është bërë hapja gjatë gjithë natës e portave të HEC-it të Fierzës në lumin Drin.

Siç njoftojne mediat shqiptare nga emergjencat thuhet se janë përmbytur 700 ha tokë bujqësore në Anën e Malit dhe është bllokuar rrugës që lidh Obotin me Muriqanin. Situata mbetet e vështirë në Goricë, pasi uji është afruar shumë pranë banesave. Mjetet e vogla nuk mund  të futen në fshatin Obot.

Situata më e re pas hapjes së portave të Fierzës rrezikon seriozisht edhe zonën e Anës së Malit, pjesa e Ulqinit.

Viteve të kaluara fshatrat e Anës së Malit që shtrihen buzë lumit Buna kanë pësuar dëme të jashtëzakonshme ku janë përmbytur tokat bujqësore por edhe objektet e shtëpive familjare.

By admini