Duke-hedhur-trenat-e-vjeter-ne-atllantikBeqir SINA – New York City

Stephen Mallon, ka tendencë të çojë shikuesit, në përfundimin se si hidhen në fund të Oqeanit Atlantik, mbeturinat e vagonave të metrosë së New Yorkut. A është ky një akt i tmerrshëm i ndotjes? dhe, spjegon se e vërteta është diçka më shumë edhe më e bukur. Ky tension dhe siklet është ajo që e bën punën e tij në mënyrë të fuqishme në atë që quhet ecosystem …
NEW YORK CITY : Një revistë ambientaliste këtu në New York, e quajtur ViralForest, e cila është organ i ambintalistave njujorkez, ka zubluar me fotografitë e postuara në medien sociale Facebook, të fotografit Stephen Mallon, se si vepron NYC me hedhjen e mbeturinave në mes të Oqeanit Atlantik.

Në fillim, të fotove të tij, fotografi Stephen Mallon, ka tendencë të çojë shikuesit, në përfundimin se si hidhen në fund të Oqeanit Atlantik, mbeturinat e vagonave të metrosë së New Yorkutë. A është ky një akt i tmerrshëm i ndotjes? dhe spjegon se e vërteta është diçka më shumë edhe më e bukur. Ky tension dhe siklet është ajo që e bën punën e tij në mënyrë të fuqishme në atë që quhet ecosystem ..

Kjo, revistë shkruan se, këto pamje mahnitëse, nuk është se i shihni çdo ditë, por, janë një seri të fotografive që flasin “më shumë se 1.000 fjalë”, dhe tregojnë fare qartë dokumentimin, që rimorkatorët transportojnë deri në thellësit e Oqeanit Atlantik vagonat e vjetër dhe të dalë jashtë përdorimit, të trenave të metrosë në New York , dhe me vinçant i hedhin në mënyrë spektakolare në fund të Oqeanit.

Revista ViralForest, shkruan se hedhja në fund të Oqeanit, të këtyre mbeturinave industriale direkt në thellësit e ujrave, pa ndonjë përkujdesje të ndotjes së këtyre ujrave nga kimikalet dhe lëndet radioaktive , janë një problem i vërtet për natyrën, por edhe ndihmojnë në anën tjetër shpellat nën ujore të koraleve, thotë ajo.

Fotografi Stephen Mallon, ka kapur këtë seri të fotografive për tre vjet për të dokumentuar metodat e pazakonta, që qyteti i  New Yorkut, përdor për shkatërrimin e vagonave të vjetër, të saj të metros, më parë se të hidhen në përfundime, se a do të jenë të sigurt sepse kjo hedhje e mbeteruniva, ka një qëllim të fshehtë!, shkruan revista në fjalë.

Duke-hedhur-trenat-e-vjeter-ne-atllantik-1

New York City, ka zhvilluar një mënyrë të veçantë për të hequr qafe vagonat e vjetër të metros thotë Stephen Mallon, dhe ato kryhen në thellësitë e ftohtë dhe të akullt në mes të ujrave të oqeanit Atalantik.

Kjo mund të duket si një akt të ndotjes së pamatur, por ka një qëllim më të thellë pas kësaj metode të çuditshme e vënë në dispozicion …, shkruan Stephen Mallon.

Ai spjegon se :”Çdo vagonë tani mbeturinë do të mbetet në fund të oqeanit, për t’u asimiluar në ekosistemin e ujrave të thella . Me kalimin e kohës, çdo sipërfaqe do të mbulohet me jetë, duke krijuar një sistem artificial të shpellave nën ujore, “shtepitë” e peshqeve dhe të koralve” thotë Mallon.

Procesi i krijimit të shkëmbinjve nënujorë artificialë, ka qenë një ndihmë e madhe për rivendosjen e zonave të dëmtuara nga aktiviteti njerëzor. Inxhinierët kanë zhytur më parë pas Luftës së Parë dhe Dytë Botërore, anijet dhe aeroplanmbajtëse të flotës detare ushtarake të SHBA, për ta kthyer atë në një ekosistem gumë. Në një botë ideale, që nuk do të kishte dëmtuar fundin e oqeanit, por hedhja e këtyre mbeturinave të vagonave të vjetër të metrosë në New York, shkruan ViralForest, si kjo mund të ndihmojë për të riparuar shkatërrimin e ecosistemit nënujorë në fund të Oqeanit Atlantik .

By admini