Edona-CapriqiNxënësja e shkollës së mesme ”Vëllazërim Bashkim”  nga Ulqini Edona Çapriqi ka arritur të shpallet fituesje e vendit të dytë në garat republikane të shkollave të mesme të Malit të Zi nga Gjuha gjermane. Mentor dhe njeheri mësimdhënës  i nxënëses është profesori nga Gjermania Armin Schurr.

Edona përndryshe është nxënëse e vitit të IV-të në shkollën e mesme në Ulqin dhe është nxënëse shembullore ku disa herë është shpallur edhe nxënësja e gjeneratës.

Po të njëjtin sukses por në një rang më posht ka arritur edhe Alvin Kahari nga shkola fillore ”Boshko Strugar” në Ulqin. Alvini poashtu është shpallur fitues i vendit të dytë nga lënda e Gjuhës gjermane për shkollat fillore në garat republikane të Malit të Zi. Mentori dhe mësmidhënësja e Alvarit ka qenë Haxhire Spuzha.

Këto gara janë organizuar në Podgoricë në fund të muajit shkurt të këtij viti. Në garat republikane nga lëndë të ndryeshme kanë marrë pjesë 514 nxënësa filloristë dhe 255 nxënësa të shkollës së mesme.

By admini