Rudoviqet-protestojne-ne-komuneDje në Komunën e Ulqinit u realizua nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e Akua parkut në Shtoj.

Kontrata u nënshkrua nga kryetari i komunës z.Fatmir Gjeka, dhe përfaqësuesi i kompanisë turke “D.O.O. Ulqin Aqua Park & Entertainment”, Bijello Pole, z. Sahret Hajdarpasic.

Në kuadër të kontratës, kompania turke ka marrë me qira tokën për 30 vitet e ardhshme ku do të realizojë investimin prej 7.5 milionë euro.

Ndërsa në kabinetin kryetarit të komunës Fatmir Gjeka ishte duke vijuar konferenca për gazetarë, në korridor protestonin Anton dhe Peko Rudoviq, ish-pronarët e pronës në Shtoj ku do të ndërtohet Akua parku, shkruan Vijesti.

Antoni para pak kohëve kishte fituar çështjen por lënda i është kthyer përsëri organit të shkallës së parë për marrjen e vendimit. Gjeka më heret ka deklaruar se nëse vendimi përfundimtar i gjygjit është në favor të Rudoviqëve, komuna do të i’u ofroj tokë në vend tjetër për të njëjtën vlerë të tregut ose tërësisht do i’u lëjë marrëveshjen e qirasë.

 

By admini

One thought on “Rudoviqet protesojnë në komunë gjatë nënshrkimit të kontratës për Akua parkun (video)”
  1. Anton – kur ta fillojne punen, bleje na 10 thi,futi aty prane dhe te gjith turqit me gjeken largohen!

Comments are closed.