aquapark-ilustrimKryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunetorët  e tij pritën në një takim  pune perfaqësuesit e kompanisë turke ”Polin” të cilët  edhe mëtej  insistojnë  që të realizojnë projektin e  akva  parkut në Shtoj.

Pas  bisedimeve të  hapura dhe miqësore  palët  u dakorduan  për dislokimin e parcelës  me siperfaqe te njëtë sa e para , pra rreth 25 mijë  meter katrore  që kompanisë do  ti ofrohet  me qira, mësohet nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit.

U tha që komuna  në kohë  rekorde  do   të kryjë obligimet e saja  dhe pëlqimi nga ana e Kuvendit do te jetë gati. Nga ana tjetër investitori shprehu  gadishmëri që  në muajin mars të fillohet  me realizimin  e ketij projekti.

Kompania turke  krahas  këtij investimi  është e interesuar që   të investoje edhe ne  projekte te tjere  në Ulqin , vecmas  ne fushën e  turizmit.

By admini

One thought on “Investitorët turq përsëri në Ulqin”
  1. Shikoni kah prendimini. Turqia ka “investu” boll në tokat shqiptare. Kur dona me xan mend?

Comments are closed.