Mosmarrëveshjet në mes dy partnereve kryesor të koalicionit të qeverisjes lokale të Ulqinit, Forcës dhe PD-së gjegjësisht kryetarëve të subjekteve respektive Nazif Cungu dhe Fatmir Gjeka duke sa vinë e thellohen.
Në një intervistë për të përditshmen malazeze Pobjeda kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu ka deklaruar se ai ndien veten fajtor pasi iniciativën për shkarkimin e kryetarit të komunës Fatmir Gjeka nuk e ka iniciuar më heret.
“Kur në marrëdhëniet midis partnerëve të koalicionit vjen deri ta mosmarrëveshjet, nuk pres që pala tjetër për atë të fajësojë veten, por është e zakonshme që përgjegjësinë ta kalojë te partneri i koalicionit. Unë ndihem përgjegjës, sepse iniciativa për shkarkimin Fatmir Đeko nuk e kam inicuar më heret. Është koha e fundit që udhëheqja e tij me komunën, e cila është e papërgjegjshme, të ndërpreritet, në mënyrë që të mos vazhdohet trendi i shkatërrimit të financave lokale gjegjësisht organeve udhëheqëse dhe ndërmarrjeve publike të pushtetit vendor në përgjithësi “, ka thënë Cungu.
Sipas tij, konflikti në mes të Forcës dhe PD-së është një përplasje e dy koncepteve të ndryshme të zhvillimit.