Pas takimit mbrëmshëm të kryesisë së DPS-së rreth ri-kompozimit të pushtetit lokal në Ulqin, nga kjo parti kanë njoftuar se do të kërkojnë një koalicion të gjerë në mes partive shqiptare dhe DPS-së.
Edhe përkundër ofertave të ndryshme nga Forca dhe Partia Demokratike, DPS-ja synon në formimin e një shumicë të gjerë me subjektet shqiptare, njoftojnë mediat.
Pas takimit të Forcës dhe PD-së, në pritje ishte një vendim i DPS-së se me cilën nga ato do të formojnë pushtetin e ri lokal, megjithatë sipas tyre, bisedimit do të vazhdojnë.
Nga ana tjetër Partia Demokratike përshendet dhe i vlerëson të mencura dhe në interesin shtetëror konkluzionet e miratuara mbrëmë nga kryesia e PDS në lidhje me situatën politike në Ulqin.
Në lidhje me gjithë këtë akoma nuk dihen qendrimet e subjektit tjetër më të fuqishëm shqiptar, Forcës së Re Demokratike.