autostrada-shqip-euml-ri-mali-i-zi-do-t-euml-kushtoj-euml-3-miliard-euml-euro_hdChina Pacific Construction Group, kompania më e madhe e ndërtimit sa i përket të ardhurave në Kinë, thotë se ka nënshkruar një marrëveshje prej 3 miliardë euro për të ndërtuar autostradën që do lidhë Malin e Zi me Shqipërinë.

Ndërtimi i 280 kilometrave do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do duhen tetë vite për përfundimin e plotë të saj, transmeton mapo.

Firma planfikon të përdorë të drejtat e pagesave si kolateral për projektin, bëri të ditur presidenti i kompanisë, Yan Jiehe. “Financimi nuk është finalizuar akoma, tha ai.

Ky projekt është pjesë e ekspansionit kinez në rajon. Ata do ndërtojnë edhe një pjesë të hekurudhës që lidh Budapestin me Beogradin.

By admini