Rruga-fiqiri-hasanaga-1
Foto nga Ismet Karamanaga

Rruga ”Fiqiri Hasanaga”, kështu do të quhet tani e tutje një rrugë në qytetin e Ulqinit.

”Fiqri HASANAGA padyshim ka lënë një zbrasti të madhe në muzikën dhe në kulturën tonë. Unë, ende nuk shoh se ka ndonjë personazh i cili mund ta zavendësojë në horizontin e muzikës tonë, tu tek ne në Ulqin..”, kështu shprehet për mjeshtrin e muzikës Fiqiri Hasanaga njëri ndër miqtë e tij më të mirë z. Ismet Karamanaga.

”Sot një rrugë e qytetit merr emrin e tij dhe falenderoj përgjegjësit që janë kujtuar që rrugë të qytetit të ja japin emrin e këtij artisti dhe humanisti të shquar”, vazhdon Karamanaga.

Fiqri Hasanaga lindi me 1953 në qytetin e Ulqinit. .Ishte nder kompozitoret dhe mesuesit e muzikes me te njohur tek shqiptaret e Malit te Zi. Fiqo Hasanaga, ashtu siç njihej më së shumti, ishte  nje nga figurat me te shquara te muzikes dhe folklorit Ulqinak. Ai morri pjese ne shfaqjet e shumta te muzikes dhe folklorit të Ulqinit ne Mal te Zi dhe jasht vendit. Vdiq në vitin 2008.

 

By admini