Mungesa e optimizmit më së miri përshkruan situatën aktuale në ekonominë e Malit te Zi. Optimizmi i individëve dhe kompanive i cili u paraqit, pasi shteti rifitoi pavarësi në maj të vitit 2006, filloi të zhdukej në vitin 2009, kur edhe kriza globale financiare goditi vendin.
Është dëshira ime që shkurtimisht ti paraqes ngjarjet që ndikuan në rënien e mprehtë ekonomike, duke nënvizuar leksionet që duhet të mësohet nga kriza.
Rritja ekonomike, e cila i parapriu krizës, nuk arriti të sjellë një përmirësim cilësor të sektorit të mallërave, që të tregonte nje epërsi ndaj konkurrencës regjionale dhe ndërkombëtare. Investimet e huaja u përqendruan në konsumin duke mos kanalizuar burime të mjaftueshme në prodhim. Kësaj gjithashtu ju përshtat edhe një kornizë relativisht e pazhvilluar ligjore për aktivitetet e biznesit.
Struktura të pafavorshme e punësimit u pasqyronte në faktin se një e treta e forcës punëtore gjendej në administratën shtetërore (duke përfshirë shëndetësinë dhe arsimin), duke përbërë kështu rreth 60% të shpenzimeve në paga të administratës.
Në anën tjeter Mali i Zi, si një ekonomi me institucione jo mjaftueshëm te zhvilluara, ndjeshëm u godit nga kriza globale.
Sektori bankar, edhe pse me një sasi të konsiderueshme të fondeve, mbeti i fokusuar në mbledhjen e borxheve egzistuese, e jo dhënijen e kredive të reja. Normat e larta të interestit (mbi 15 për qind) e mbanë prapa aktivitetit ekonomik.
Rënia e aktivitetit ekonomik në masë të konsiderueshme zvogëloj bazën tatimore, kështu dhe fondet për shpenzimet publike. Balancimi i buxhetit u bë një problem serioz. Borxhet e sektorit publik dhe atij privat krijuan një barrë e vërtetë të ekonomisë.
Si rrezultat i ketyre problemeve kemi rritjen e papunësisë, rënijen e eksportit, si dhe ndaljen e investimeve të huaja.
Cila është rruga për të dalë! A do të percaktohemi vetëm në forcat e brendshme, duke rritur kreditë buxhetore dhe taksat e shtetit apo duhet të ndjekim një rrugë të zhvillimit në bazë të lirive ekonomike dhe ndikimit të fortë të investimeve të huaja. Kjo është një sfidë e cila do të përcaktojë kursin e zhvillimit të ardhshëm ekonomik.
Besoj se rruga më e drejtë është një model i zhvillimit i bazuar në tregjet e liberalizuara që do të sigurojë një mjedis biznesi tërheqës për investitorët e huaj dhe vendas.
Modeli liberal ekonomik i bazuar në lirinë ekonomike është ende dominues, por ideja e modelit kundërshtarë e mbështetur nga opozita në parlament dhe një pjesë e burokracicë, përbën bazë për shqetësim.
Rezultati përfundimtar do të testohen permes realizimit të disa projekteve të mëdha që kanë filluar tashmë, duke përfshirë projektet e infrastrukturës, si ndërtimi i autostradës, investimet në sektorin i turizmit dhe energjetikës si dhe mbështetja e ndërmarrjeve e vogla dhe të mesme.
mr Sead Osmani
Doktorant i ekonomisë në Podgoricë
Anëtar te Komisioni i letrave me vlerë i Malit të Zi