Tahir-tahiriNga Tahir Tahiri

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, në një reagim të publikuar sot (05.12.2014), si problematikë “shqetsuese” trajton çështjen e vendosjes nga ana e Ministrise se Pakicave ne MZ, te disa panove- afisheve te cilet promovojne mbrojtjen e “te drejtave te njeriut”.

Ne kete reagim thuhet se këto pano te vendosura në qendër të Komunës Urbane të Tuzit e të shkruara vetëm në gjuhën malazeze, jane Akt diskriminues dhe fyerje per popullsine shumice shqiptare te Malesise, konstatim ky shume i vertet me te cilin pajtohem plotsisht.

Mirepo, habite fakti se si KKSh nuk përmend aspak panotë identike më të njëjtën përmbajtje dhe gjuhë, të vendosura edhe në Qendër të Komunës se Ulqinit , madje qe para disa javesh.

Si ka mundesi qe KKSh me seli ne Ulqin, anëtaret e Këshillit, bashkë me kryetarin, nuk i kane vërejtur apo shqetësuar këto pano, ashtu sikure ato në Tuz, apo keto te Ulqinit nuk janë edhe aqë fyese dhe diskriminuese per shqiptaret?

Nga ana tjeter, KKSh lidhur me këtë çeshtje kërkon që keto pano – afishe, ” te korigjohen dhe te mos perseriten” sepse siç thuhet  “në të kundërten në secilin rast të përseritur do të reagojme” !!!…?

Pyetjet qe shtrohen janë :Çka nëse korigjimi nuk bëhet? Çka nëse një veprim i tillë, do të përsëritet? Çka nëse reagon përsëri Këshilli? …etj etj. Kryetari i KKSh-së, është edhe deputet në Parlamentin malazez. Këshilli në përbërjen e vet ka edhe katër deputetë të tjerë, dy kryetarë të komunave e kryetarë të Kuvendeve Komunale ( Ulqin e Tuz), pes a gjashte kryetare te subjekteve politike shqiptare……..!

Të gjithë këta, në një formë apo tjetër janë në Koalicion me Qeverinë, prandaj pyetja tjeter e radhës që shtrohet është: Pse kryetari i Këshillit e faktorë të tjerë politik në Keshill, nuk reagojne drejtepersedrejti ne Parlament apo qeveri? Kush tjetër përveç këtyre ka mandat dhe mund te flasin në këto Institucione në emër të popullit?!!!  Mbase ky do ishte ai ” reagimi ” PERNJIMEND E SERIOZ ! Ne te kunderten, “reagimi” i sotem me primesa te gjoja një ” kërcënimi” për pushtetin malazez do të jetë vërtet nje fluskë sapuni.

By admini

One thought on “Tahiri: Reagimi rreth panove duhet bërë në qeveri dhe parlament, aty ku dhe bëni pjesë”
  1. Z. T. Tahiri ka reagu drejt. Reagimi duhet ba n’institucione, mandej edhe ne media…
    Z. M. Nika reagon per gabimet ne /drejt/shkrim/, kurse nuk e perkrah reagimin, apo nuk proteston kunder aktit te ministrise perkatse. Habitem sepse ai tuj shkru asht shpalle multispecialist per gjithcka…
    Te shtoj se me te gjithe geget qe shkrujn tosknisht – dialektin e satrapit Enver Hoxha qe ua ka imponu shumices gege, diktatori luen koqe. /Nuk asht gjuhe e unjisume por tosknishte…/

Comments are closed.