Mosmarëveshjet në mes Forcës dhe Partisë Demokratike në Ulqin më së shumti i konvenojnë DPS-it që tani është në situate që të zgjedh oferten më të mire për partinë e tyre. Këtë më së miri e tregon edhe i pari i DPS-it për Ulqin, Loro Nrekiqi, i cili tashmë konfirmon se kjo parti do të jetë pjesë e qeverisjes në Ulqin.
‘’Kush jep oferten më të mire, me ata do të ushtrojmë qeverisjen’’, shhprehet Nrekiq për TV Vijesti.
Kohë më pare deputeti në parlamentin e Malit të Zi, këshilltari i Forcës në Kuvendin e Ulqinit dhe njëheri kryetari i Këshillit Kombetar të Shqiptarëve që vjen nga radhët e Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu kishte deklaruar për të përditshmen “Dan” se deri në fund të muajit nëntor mund të iniciohet iniciativa për votëbesimin e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.