subjekte-politike-shqiptare-ne-mal-te-zi”Për fat të keq, në Kuvendin e Malit të Zi unë jam i vetmi deputet shqiptar në opozitë”, kështu do të deklaronte kohë më parë Dritan Abazoviq në një intervistë të tij dhënë për televizionet shqiptare të diasporës.

Është mirë të jesh në pozitë, ashtu siç janë koalicionet e partive shqiptare në qeverisjen shtetrore në Mal të Zi si dhe shumica në qeverisjen lokale në Ulqin, por në një pozitë nga ku mund të veprosh dhe ndikosh. Për fat të keq deri tani as veprimi dhe as ndikimi i ketyre përfaqësimeve në të dy nivele nuk ka dhënë rezultate të dëshiruara.

Që rezultatet nuk janë të dëshiruara është shumë e theshtë të shpjegohet.
”Numri i shqiptarëve ka rënie prej 7% ne vitin 2001, në 4,9% ne vitin 2011, nuk  kthehen pronat e shqiptarëve, nuk ka zhvillim ne treva tona, nuk lejohet të bëhet komuna e Tuzit që 20 vite, nuk jemi present më shumë se 1.5 % në administrate… ”, kështu deklaron Dritan Abazoviqi në të njëjtën intervistë.

Nga përvoja e veprimit politik të deritanishëm lehtë vërehet se subjektet poltike shqiptare pas (mos)veprimeve të tyre tentojnë që të strehohen në strofullën e fundit të tyre që është partia më e madhe në Mal të Zi, DPS-i. Strehimi i tyre në këtë strofullë tregon një gjë: frikë nga dënimi i votuesit me voten e vet dhe frikë nga fikja.

Gabime të tilla lehtë mund të bëjnë që koalicionin e ardhshëm me DPS-in ta bëjnë vetë qytetaret pa pasur nevojë ndërmjetsimin e subjekteve politike, në këtë rast atyre shqiptare.

By admini

One thought on “Frikë nga votuesit – DPS strofulla e fundit e partive shqiptare”
  1. KOHE E ERRET NE HISTORINE E SHQIPTAREVE NE MAL TE ZI
    KUSH ISHIN LIDER. KU JANE REZULTATET. POR EDHE BERISHA E THACI NA E FUTEN SHPATEN NE SHPINE.

Comments are closed.