mehmet-bardhiParlamenti i Malit të Zi, do të diskutojë për ndryshimet në ligjin mbi organizimin territorial të komunave, me të cilët do të përcaktohet edhe statusi i ardhshëm i komunave urbane të Tuzit dhe Gollubovcit. Me këto ndryshime parashikohet formimi i komunave të reja në kuadër të kryeqytetit.

Në lidhje me këtë, kryetari i LD në MZ Mehmet Bardhi kërkon tërheqjen e ligjeve të propozuara nga procedurat në Parlamentin e Malit të Zi.
”Qytetaret e Malësisë kanë të drejtë si të gjithë nga komunat tjera. Nuk ka askush të drejtë që të ju privojë nga këta të drejta. Shqiptarët, qytetaret e Malësisë dhe as përfaqësuesit politik të tyre nuk meritojnë këtë ”xhonglim”. Propozoj që të tërhiqen propozimet nga rendi i ditës”, deklaron Bardhi, shkruan Dan.

Poashtu Bardhi tërheq vërejtjen së ”nëse në këtë do të marrë pjesë dhe nëse do ta votojë edhe përfaqësuesi i koalicionit tonë, i cili ka uzurpuar vendin e deputetit Lidhjes Demokratike – ju themi qartë se çdo gjë që në këtë mënyrë do të miratoni do ta konsiderojmë të pavlevshme”.

Përfaqësuesi i Koalicionit shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi ku bënë pjesë LD në MZ  është Nik Gjeloshaj nga Alternativa shqiptare.

By admini