Me prekompozimin në parlamentin lokal të Ulqinit, DPS shumë shpejt mund të bëhet pjesë e qeverisjes lokale, kështu ka deklaruar për të përditshmen Vijesti kryetari i DPS-it në Ulqin Loro Nrekiqi.
”Tani ku partneret e koalicioni janë në zonën e mosmarrëveshjeve publike, DPS e sheh mundësinë që si partia më e madhe me 9 këshilltarë të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e qytetit”, kështu deklaron Nrekiqi pas mosmarrëveshjeve në mes partenereve të koalicionit në Ulqin.
Nrekiqi nuk ka dashur të komentojë spekullimet që DPS si partenr të koalicionit veç ka zgjedhur Forcën dhe se për këtë është biseduar me njërin prej nënkryetarëve në nivelin shtetror. DPS me 9 këshilltarë dhe Forca me 8 së bashku mund të formojnë qeverinë në Ulqin.
Nga ana tjetër kryetari i Forcës Nazif Cungu e ka pranuar se gjërat nuk shkojnë më së miri në qeverisjen aktuale të Ulqinit dhe se është shumë diskutabile përkrahja e e këshilltarëve të Forcës.
”Planifikimi i ashensorit në Kala në vendin e gabuar dhe premtimi personal i kryetarit të komunës investitorit që do të përkrahë projektin pamarrë parasysh qendrimin e eksperteve më të njohur nga bota të cilët japin mendime rreth hyrjes në UNESCO, për këshilltarlt e Forcës është një pengesë e madhe për vazhdim të përkrahjes”, ka vlerësuar Cungu.
KESHTU E KISHTE DIKUR ZAKON FERHAT DINOSHA. TANI PO NDJEKNI RRUGEN E TIJE.