Hollaj-cungu-gjeka-abazoviq-bardhi
Foto: Arkiv

Kriza tashmë evidente në mes të partnereve të koalicionit në qeverisjen lokale të Ulqinit, Forcës dhe Partisë Demokratike, është temë pothuajse që nga fillimi i këtij koalicioni.

DPS (Partia demkratike e socialisteve) e Ulqinit i pëcjell ngjarjet në këtë koalicion dhe prêt rastin e parë që të rikyçet në qeverisje në formë siç ka vepruar edhe me UDSH-në vite me pare.
‘’DPS çdo here synon që të jetë pjesë e qeverisjes në Ulqin’’, kështu shprehet i par ii DPS-ti të Ulqinit, Loro Nrekiqi .

Por një pikëpamje shumë më interesante rreth partereve të koalicionit, Gjekën dhe Cungun, jep këshilltari i FD Millan Rolloviq.
‘’Jam i sigurtë që Gjeka dhe Cungu janë penduar shumë që me regjimin nuk kanë shkuar në koalicion edhe në nivelin local. Këtë ato vullnetarish do ta përmirësonin por që tani kanë ndryshuar rrethanat. Asnjëri nuk do që i pari të veprojë në atë mënyrë që të thërras DPS-in haptas dhe për këtë i shtinë këmbën njëri tjetrit në kërkim të justifikimit. Poashtu, bashkë i mban interesi i pastër’’, shprehet ndër të tjerave Rolloviq.

By admini

One thought on ““Gjeka dhe Cungu janë penduar që nuk kanë shkuar me DPS-in edhe në nivelin lokal’’”

Comments are closed.