Të shtunën në Krajë u mbajt manifestimi bujqësor, turistik e kulturor “Festa e gështenjave” 2013. Ishte ky manifestimi i nëntë me radhë i këtij lloji që organizohet nga Bashkësia Vendore Ostros nën patronatin e Komunës së Tivarit.
Që në orët e para të mëngjesit manifestues të shumtë, nga Ulqini, Tivari, Podgorica, Malësia, Shkodra, Tirana etj ia mësynë Krajës. Kolona të gjata makinash turrën për në Ostros nga të dy krahët, nga Shtegvasha e nga Virpazari. Mijëra manifestues e mbushën qendrën e Ostrosit. Koloriti i veshjeve të bukura kranjane, dekorimi i banakëve me prodhime bujqësore e blegtorale vendore, tingujt e këgës shqipe dhe hapat e vallës popullore bënë që manifestuesit jo vetëm të kënaqën por edhe të kenë mundësi edhe të blejnë prodhime të llojllojshme bujqësore e blegtorale që prodhohën në këtë trevë siç janë gështenjat, ullinjët, shegat, fiqtë, qepët, hudrat, lloje të ndrysheme të çajit, djathë e prodhime tjera bujqësore si dhe lloje të ndryshëm të peshkut, zënë në liqenin e Shkodrës. Manifestuesit u gostitën me gështenja të pjekura dhe të ziera, petulla me djathë e me mjaltë dhe ëmbëlsira tjera vendore.
Numri i mysafirëve këtë vit ka qenë jashtëzakonisht i madh, afër 5000 veta, nërsa të pranishëm kanë qenë edhe figura të njohura të politikës shqiptare nga Mali i Zi por edhe nga Shqipëria. E pranishme ka qenë edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodres Voltana Ademi.
Manifestimi “Festa e gështenjave” ka për qellim ruajtjën dhe kultivimin e frytit të gështenjës, mbrojtjën e trungut të kësaj peme me të cilën Kraja është e pasur, zhvillimin e bujqësisë, pemtarisë, vreshtarisë dhe blegtorisë në këtë zonë kodrinoro – malore si dhe valorizimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale të Krajës. Në të njëjtën kohë manifestimi i Krajës, “Festa e gështenjës” ka rëndësinë e posaçme dhe në ruajtjën e identitetit kulturor.
pak e ekzagjeruemei. Mire ka qene e organizueme per nja nji ore kemi ndegjue kange si me kjen ne vasojeviq ose ne ivanova korita. i qoft jazek organiyatorit ne ket pike.Dikur Kraj ka pas mbi 5 mi banor e sot si ka as 1 mi e gjzs. Kz pushtet qi po i bajn fresk kta klzshat ne Kraje e ka pru Krajen ne ket situat. E kini kallaj Ju nga jasht me fol por na pytni ne qi jetojm ktu. Kraja ka marr fuind njer e pergjithmone .
Kraja eshte lulja e Shqiptaris. Tash per momentin ndoshta duket ashtu por do te shperthej shpejte nga brenda e jo nga jashti .Vitin e ardhshem te garantoj qe nuk do te kete muzike shkjash as mbishkrime shkinisht
Tash per tash Kraja asht ne duar te shpijunave dhe te trathtarve te kombit. Bela bahet mire por ka shum klysha B… e shum shaka qi sille mas tij. edhe Naser …ka her ka dal ne krye te shpijunaVE TE KRAJES. EDHE UN DU SI THUE TI mUSA POR KRAJA KA MARUE.
Ulqini Online njofton se që në orët e para të mëngjesit manifestues të shumtë, nga Ulqini, Tivari,