regjistrimi-ne-akademine-policore-danilovgradKumtesë për opinion nga Kabineti i kryetarit të komunës së Ulqinit

Arsimi  përherë do të jetë  në   vëmendjen e tonë….

Nisur, nga rëndësia  që ka arsimi si hap drejtë së  ardhmes dhe  begatisë së gjeneratave të reja  strukturat udhëheqëse  komunale  në  programin e tyre  dhe në axhendat, kësaj  fushe  i  kanë kushtuar dhe  i kushtojnë rëndësi të  vecantë.

Tani , kur ka filluar  viti i ri akademik  i rikujtojmë   të gjithë studentët,  të rinjtë tanë , prindërit e tyre dhe  opinion e  gjërë  që  gjatë muajve  të verës  dhe në  vazhdim janë  realizuar  një sërë takimesh me Ministra , dhe zyrtarë të lartë të Malit të Zi,Shqipërisë  dhe Kosovës  ku në  fokus ka qenë arsimi-shkolla shqipe  dhe  problemet  që e përcjellin atë.
Kryetari i Ulqinit, Fatmir Gjeka  dhe bashkëpunëtorët  po ashtu kanë  ngritur shqetësimin  për rregjistrimin e të rinjve tanë në  Akademinë  policore në Danillograd.

Krahas ministrit  të Arsimit Boshkoviq  takime janë  realizuar  edhe  me  Drejtoreshën e këtij  institucioni Z. Milica Pajoviq .
U ftuan instruktorët e Akademisë  në Ulqin  të  cilët punuan  me   nxënësit tanë.

 Ministri Boshkoviq paralajmëroi se  cdo gjë ka përfunduar e në rradhët e  kësaj Akademie  pas   shumë vitesh do të ketë dhe të  rinj shqiptarë. Ata mund të llogarisin  edhe  në bursën e Komunës.

Me këtë rast i shprehim mirënjohje të  gjithë atyre të cilët na ndihmuan  që   të realizojmë  këtë dëshirë  të të rinjve tanë dhe llogarisim që vitin e ardheshëm interesimi do të  jetë edhe më i madh.

Dhe në  fund  tani, kur studentët tanë kanë  nisur   rrugën e tyre  të jetës  univeritare  u premtojmë  se  tek  pushteti  vendore në Ulqin dhe tek Kryetari Fatmir Gjeka  përherë  do të gjejnë  mbështetje dhe  vëmëndje  parësore.

By admini