Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu ka mbajtur sot një konferencë për media temë e së cilës ka qenë ashensori i paraparë për tu ndëruar në Kalanë e Ulqinit.
Sipas Forcës, mbrojtja nga devastimi i objekteve kulturo historike ka qenë dhe do të jetë një ndër pikat programore të këtij subjekti politik.
Ai më këtë rast i ka dërguar një letër Gjekës ku ndër të tjera i bën me dije se nëse vjen deri të ndërimi i ashensorit në lokacionin e paraparë në Kala atherë subjekti i tij do të rishqyrtojë përkrahjen për emerimin e Gjekës në postin e kryetarit të komunës.