Në një tribunë të organizuar me qytetarë në Ulqin nënkryetari i URA-së Dritan Abazoviq tha se Ulqini tregoi dhe dëshmoi se ka njerëz që nuk janë dorëzuar dhe kurrë nuk do të dorëzohen. Ai u bëri thirrje të gjitha partive pakicave duke përfshirë edhe ato shqiptare që ata nuk duhet të fshihen pas DPS-it, transmetojnë mediat malazeze.
“Është mizerie të jesh varëse e varëses së një qeveri kalbur. Të gjithë ata te URA kanë një partner pasi ata janë njerëzit që personifikojnë betejën për Malin e Zi që nga fillimi,” tha Abazoviq.