infopunkt-ot-ulqinNë pikun e sezonit turistik në Ulqin mund të pushojnë brenda ditës edhe deri në 150 000 mysafirë. Nëse këtë numër do ta shumëzonin me vlerën 0,5euro, aq sa është taksa e banimit, do të fitonim vlerën prej 75000euro që do të duhej të inkasonte komuna vetëm nga taksa e banimit brenda një dite.

Nëse do të merrnim se paku 20 ditë të pikut të sezonit turistik do të fitonim shifren 1 500 000 euro që do të duhej të grumbulloheshin dhe që është disa herë më e madhe sa grumbillimi i deklaruar i mjetëve përgjatë nje sezoni.

”Taksa e banimit sivjet krahasur me vjet  shënon rritje prej 46 për qind. Nga ajo  janë inkasuar 207 mijë euro”, kështu deklaroi i pari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka rreth asaj se sa mjete inkasoi komuna nga kjo taksë gjaët këtij viti. Shifra e inaksuar nga komuna e Ulqinit është jashtëzakonisht e vogël në krahasim me mundësitë. Shifra në fjalë i bie që të fitohet vetëm nga tre netët e pikut e sezonit turistik.

Ku mbeten të hollat e painkasuara? – është pyetja që mund të bëjnë ë gjithë të interesuarit rreth kësaj teme.

Një gjë është e sigurtë se dëmin më të madh në këtë pikë Komunës së Ulqinit ja bënë  akomodimi i paregjistruar privat apo edhe moslajmërimi i mysafirëve. Edhe në kët pikë mund të diskutohej se cilat zonë ”përfitojnë” nga neglizhenca dhe mosefikasiteti në mbledhjen e këtyre të hyrave shumë të rëndësishme pët komunën tonë. Pa asnjë mëdyshje zonat më të populluara dhe më të vizituara gjatë sezonit turistik mbeten Plazhi i madh dhe Shtoji prej nga ku edhe inkasimi do të duhej të ishte edhe më i madhi. Shumë njëohës së situatës turistike të qytetit tonë pikërisht në këto zona edhe e drjetojnë shigjetën. Janë këto zona ku inkasimet do të duhej të sihin disa herë më të larta.

Në të gjithë këtë Komuna e Ulqinit dhe Organizata turitike do të duhej të gjenin mekanizma që do të mund të bënin të mundur grumbullumin e sa më shumë mjetëve financiare të cila më pastaj dë të investoheshin përë të mirën e qytetarëve.

By admini

2 thoughts on “Akomodimi i paregjistruar privat dhe moslajmërimi i mysafirëve dëmton komunën me shifra milionëshe”
  1. Komuna e Budves por edhe komunat tjera bregdetare e kan shume ma te organizuar dhe ma te pergjegjshem grumbullimin e takses turistike. Tek ne kjo vite me radhe eshte qillimisht stihike dhe e korruptuar nga te gjitha palet e involvuara. Thuhet qe shume afarista nuk kan regjistruar akomodimet , qe eshte fakt, por eshte gjithashtu fakt qe kontrolloret shkojn neper keto akomodime dhe negociojne pagaesa ne llogari te dikuj, e mesiguri qe jo ne llogari te Ulqinit. Gjithashtu , mbledhja neper punkte eshte jo vetem joligjore por edhe shume dobet e organizuar me mundesi te panumerta tretjesh apo troc than, plackitje. Vetem para nje muaji opinioni muar vesht per humbjen nga zyret e TO te 3.100 euro, Pastaj opinioni ka ndigjuar per humbje te 3100 euro, ku ta dim sa here te tjera do te kan humbur te holla tjera por nuk jane evidentuar dhe paraqitur si te humbura, per mos me i qit te palarat ne pazar. Kush jep pregjegjesi per kete ? ASKUSH! Prandaj , derisa mos te jipet llogari per cdo cent te mbledhur apo te pa mbledhur, te plakitur apo keqperdorur, propozoj qe mos te paguhet asnje cent per taks banimi. Ma mire le te mbesin ata te holla me qiradhansin se aj po ja ban hysmetin ma se shumti. Sektori privat eshte llokomotiva e zhvillimit te turizmit te Ulqinit e asesi shetitjet ( Pariz, Londer, Berlin etj) me kostume stuardesash, intervista papagaji e cka mos tjeter te Org turistike, te Kryetarit te komunes apo sherbimeve komunale. Ata paguhen per punen e tyre, dhe shpesh here bile shume ma shume se duhet. Kur nuk paguhen aq sa ata mendojn se meritojne, ata i marrin vete.

  2. Me mire qe nuk kan mbledh me shume, nese ne te vertet nuk kan mbledhur me shume, e qe ne fakt dyshohet me te madhe vite me rradhe. Organizata turistike si dhe shume sherbime tjera te formuara nga sistemi semi-komunist ne Malin e ZI, eshte model parazit i funkcionimit. Turizmi i mirefillte nuk udhehiqet kerku ne bote si ne Malin e Zi, nga nje organ, i shkeputur dhe plotesisht i mvarur nga politikat lokale andaj edhe plotesisht inkompetent ndaj rrjedha turistike.
    Turizmin udhhiqet nda grupet e caktuara te interesit qe e kan turizmin bertham te mireqenjes, e jo nga grupe te padefinuara politike.

Comments are closed.