Organi këshllues që ka për qëllim shkembimin e mendimeve dhe informatave në lidhje me Kriporen e Ulqinit në mënyrë që të sigurohet zhvillimi i qendrueshëm i saj si dhe mbrojta, është themeluar para disa ditëve në mbledhjen konstituive të udhëheëqsisë së kësaj fabrike.
Siç mësohet, themelimin e këti organi e ka iniciuar NP ”Parqet nacionale të Malit të Zi” me qëllim të bashkëpunimin efikas në mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e Kripores në përputhje me përvojen e shteteve evopiane.
Anëtarë të këtij organi do të jenë: drejtori i NP “Parqet Nacionale të Malit të Zi” Zoran Mrdak, Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Daliborka Pejoviq, nënkryetarja e komunës së Ulqinit Zenepa Lika, drejtoresha e Organizatës Turistike Ulqin Zana Sarvan, përfaqsuesi i CZIP Nebojsha Baniçeviq dhe drejtori ekzekutiv i OJQ-së” Hapi i Gjelbër “Xhelal Hoxhiq.