Kriporja-e-ulqinitShqiptarët i Malit të Zi, nuk kanë arritur kurrë të administrojnë të mirat që u ka falur Zoti në qytetet apo fshatet e tyre.

Kjo, pasi është qeveria qendrore që ka penguar me dashje prej vitesh investimet dhe rregullimet në pasuritë strategjike të qyteteve dhe vendbanimet shqiptare.

Ulqini është qyteti detar më i famshëm shqiptar, i pari në profesionin e vjetër të marinarit që mësoi të gjithë shqiptarët deri në Gjirin e Artës, shkruan tesheshi.com.

Por sot ulqinakët nuk mund të shijojnë të mirat që u jep deti, edhe pse dinë t’i punojnë më mirë se të gjithë, sepse kanë qenë gjithnjë “luanët e detit”.

Qeveritë e jugosllavisë e lanë Ulqinin skandal me investime, sa për të shkuar në qytet rruga është totalisht një shteg fshati. Ndërsa sot qeveria e Podgoricës administron të gjitha pronat e mëdha të Ulqinit.

Dhe hapësira e paanë e Plazhit të Madh deri në derdhjen e Lumit Buna u është ndarë klientëve të aleatëve të saj.

Ndërsa të vetmen pasuri që nuk iu është provatizuar ulqinakëve që është kripa e detit, por e mbajnë peng prej vitesh duan t’ja gllabërojnë.

Ajo ndërmarrje administrohet nga qeveria, dhe këto ditë është themeluar Organi Këshillimor, që synon privatizimin e saj. Kriporja e Ulqinit ka një emër sllav: “Bajo Sekuliç” dhe pasurinë e saj do ta administrojë ndërmarrja publike qeveritare për Parqet Kombëtare.

Por shqiptarët po rezistojnë që ta mbajnë kriporen larg nga influence e Podgoricës dhe për këtë pritet të ketë edhe protesta të mëdha.

Anëtarët e këshillit të Kripores janë: drejtori i NP “Parqet Kombëtare” Zoran Mrdak, Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Daliborka Pejoviç, nënkryetarja e komunës Zenepa Lika, drejtoresha e Organizatës Turistike (TO) Ulqin, Zana Sarvan, përfaqsuesi i CZIP Nebojsha Baniçeviç dhe drejtori ekzekutiv i OJQ-së” Hapi i Gjelbër “Xhelal Hoxhiç.

By admini