”NË GJIMNAZIN NË TUZ FLAMURI SHQIPTAR – SKANDAL DHE PROVOKIM”, kështu e mbush kryefaqen tabloidi Informer rreth festimeve të nxënësve shqiptar të shkollës së Tuzit duke vazhduar me ”Shkolla nuk punoi për shkak të festës së një shtetit tjetër”. Ky tabloid ditë më parë kërkoi ndjesë për titullin kryesor në gazetën e 16 tetorit, ku ajo iu drejtohej shqiptarëve me termin “Siptarska Svinjarija”.
Edhe mediat tjera malazeze kanë pasqyruar festimet e nxënësve shqiptar për rastin e Ditës së Flamurit në Tuz.
Edhe e përditshmja malazeze Dan titullon shkrimin e vet me ”Flamuri shqiptar u valvitë në shkollë” duke shtuar se nxënësit për shkak të festës së një shteti tjetër paskan penguar mbajtjen e mësimit.
Më azhurn gjatë ditës së premte ka qene portali CDM i cili ka përcjellur hap pas hapi festimet e nxënësve në Tuz. Ato kanë publikuar pamjet e festimeve të nxënësve shqiptar në oborrin e shkollës të cilët pamje më pastaj u pasqyruan në të gjitha mediat malazeze. Titulli i postimit për gjatë gjithë ditës në këtë medium ishte ”Flamuri shqiptar u valvit në gjimnazin e Tuzit, mësim nuk pati”.
Edhe e përditshmja Vijesti me titullin ”Festa kombetare shqiptare u festua në Tuz dhe Ulqin” ka përcjellur shkrimin e vet rreth festimeve në Tuz dhe Ulqin. Sipas kësaj të përditshme dhe bazuar në informacionet nga Ministria e arsimit në shkollën e mesme 25 Maji të premten ka pasur mësim të rregullt por në formën e Ditës së aktiviteteve të lira. Në fund të shkrimit kjo e përditshme rikujton nenet e ligjeve për përdorimin e flamurit të popujve pakicë.
Foto: CDM, Vijesti