Futbollisti shqiptar në kombëtaren e Malit të Zi, Fatos Beqiraj, i ka dhënë fund beqarisë.
Futbollisti që luan në kampionatin kinez të skuadra, Changchun Yatai, ka lidhur kurorë me bukuroshen nga Tuzi i Malit të Zi, Belinda Orahovac.
Sipas të përditshmes Vijesti dasma është organizuar në restorantin Troja në Tuz.
Në karrierën e tij, ai ka bartur fanellat e skuadrës pejane, Besa, ndërsa ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës së Buducnostit të Podgoricës. Ai ka luajtur edhe për Dinamon e Zagrebit.
Për përfaqësuesen e Malit të Zi ai është paraqitur 30 herë dhe ka shënuar tri gola.
Foto: Vijesti