Një video ku disa të ri rrihen në Plazhin e vogël të Ulqinit është duke qarkulluar në internet.
Portali Indeksonline e ka publikuar këtë video dhe e gjitha ka ndodhur pas një fjalosje që kishin pasur në një lokal nate dhe sipas portalit rrahja ishte ne mes të rinjëve shqiptarë dhe serbë.
Ngjarja ka ndodhur mbërmjen e kaluar në afërsi të plazhit të vogël ku edhe gjendet disa lokale.
Nga goditjet një person mbetet i shtrirë për toke pa ndenja, mirëpo përkundër kësaj rrahja vazhdon, shkruan Indeksonline.
Aty shihen shumë njerëz por askush nuk ndërhyn për ta qetësuar situatën. Për më shumë shiheni videon: