Drejtori i ndërmarrjes për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Egërsirave – NP Ulqini Ajet Zaga ka marrë vendim që hapja e sezonit të gjuetisë të shtyhet për datën 30 gusht 2015.
Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrje e gjitha kjo bëhet pas kërkesës së Organizatës Turistike të Ulqinit dhe Komunës së Ulqinit duke ditur se sezoni turistik është në pikun e vet dhe hapja e sezonit në këto ditë mund të ndikojë në prishjen e rehatisë së mysafirëve.
Poashtu iu bëhet thirrje të gjithë praktikantëve që të përgaditen për dhënien e provimit të gjuetisë i cili do të mbahet në fund të shtatorit.