Kryetari i Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi ka vlerësuar se marrëveshja e nënshkruar nga drejtuesit e DPS-it dhe Forcës nuk është në interes të të gjithë Shqiptarëve në Mal të Zi.
“Kryetari i Këshillit kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu duhej të sinkronizonte aktivitetet në mënyrë që ky dokument të ishte i pranueshëm për të gjithë pjesëtarët e popullit shqiptar, e jo vetëm për një parti”, tha Bardhi, shkruan “Dan”.
Ai vlerëson se nuk është mirë që kjo gjë është bërë në këtë formë.
“Nuk mund të themi se ky është hap para për Shqiptarët. Ndoshta është në kuptimin e fitimit të disa privilegjeve siç ka ndodh në rastet e mëparshme kur disa kanë arritur marrëveshje me qeverinë”, shtoi Bardhi.
Nga ana tjetër, zyrtari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj mendon se Nazif Cungu me rastin e nënshkrimit të aneksit të marrëveshjes me PDS-në është paraqitur para së gjithash duke shpëtuar veten.
Sinishtaj rikujton se ky është aneksi numër dy dhe, siç thotë, nga ajo çfarë ka lexuar asgjë nuk është precizuar.
“Çdo gjë që lexova në këtë aneks mund ta dorëzojë një deputet në parlament. Askund nuk thuhet që ligji do të bihet apo që ekziston detyrimi për miratim, vetëm qëndron që “do të tentohet”, “iniciohet”, “provohet”. Në këtë mënyrë mendoj se Shqiptarët kanë hyrë në një lojë e cila nuk është definuar. Asgjë nuk është konkrete, lehtë është të propozohet por duhet miratuar”, tha Sinishtaj, shkruan Analitika.
Ai theksoi se nuk duhej t’i qasen aneksit të marrëveshjes në këtë formë dhe që “Shqiptarët duhet të jenë të unifikuar”.
Z. Bardhi – sikur ju te punoni, ne interes te gjith shqiptarve, nuk do te kishi ma shum parti se sa “Kompani” (Tregti). Per z. Sinishtaj nuk po flas se ai cdo here flet ne gjeneralizim, kur konkret.
zotri kurgja ska spektakulare ky eshte nenshkrim i dy partive DPS-FORCA kurgja tjeter edhe ska nevoj per komente, marrveshtje per qeverisje dhe ndarje postesh.