copacabana-ulqin-plazhiNë një hulumtim rreth asaj se sillen çmimet në të gjitha qytetet e bregdetit të Malit të Zi të realizuar nga rtmz, rezulton se edhe këtë vit qyteti i Ulqinit është dukshëm më i liri nga të gjitha qytetet tjera.
”Dy shtretër dhe çadra nëpër plazhet e Ulqinit kushtojnë 5 euro. Parkingu në Plazhin e madh nuk paguhet në asnjë vend. Dy kafe dhe një pije freskuese për mysafirët kushtojnë 2 euro, pica nga 4 deri 6 euro, hamburgeri 2 euro, qoftet me garniturë 5 euro”, shkruan rtmz.

Këto janë çmimet për lokalet nëpër plazhe që sigurisht janë pak më të larta se ato nëpër lokalet në qytet. Në lokalet në qytet të gjitha këto mund të jenë edhe shumë më të lira.

Ndërsa fjetja vazhhdon të jetë akoma edhe më e lirë. Për një dhomë 3 krevatëshe në disa zona të qytetit të duhet që të paguash 10 ose 15 euro por ky çmim çshtë edhe më i lartë në zonat afër plazheve.

Edhe këtë viti Ulqini ka dy oferta të forta konkuruese: plazhet e mrekullueshme dhe çmimet të lira.

copacabana-ulqin-plazhi

By admini

One thought on “Ulqini edhe këtë vit më i liri për pushime – Ja çmimet”

Comments are closed.