Ada-ulqinMediat serbe i japin mjaft hapësirë sezonit turistik të këtij viti dhe tendencës së ku do ti kalojnë pushimet qytetarët e tyre. Ajo që bëni përshtypje në të gjitha këto shkrime ishin opinionet shumë pozizive për Adën dhe Plazhin e madh të Ulqinit.

Në fillim duhet përmendur se shumica e shkrimeve nuk janë pozitiv për plazhet në Mal të Zi duke potencuar në rend të parë çmimet e larta por edhe shërbimin që lë për të dëshiruar. Por në të gjitha këta shkrime Ada dhe Plazhi i madh i Ulqinit lihen ndaras ku shumica e të anketuarve shprehen të kënaqur.
”Ada dhe Plazhi i madh janë të mrekullueshme, plazhi i bukur, uji i pastër, rëra – me një fjal parajsë në tokë. Sa i përket çmimeve, ushqimi njëjtë si tek ne, në lokal kafen mund të gjeni prej 0,5 deri në 1 euro, 2 shtretër dhe çadra kushtojnë 4 euro që nuk është shumë kurse në Plazhin e madh mund të vendosesh edhe çadrën tënde dhe askush nuk të thotë gjë. Unë për vehte Adën nuk e ndërroj me asnjë vend tjetër”, kështu shprehet  Zorka për kushtet dhe çmimet që janë në Ulqin këtë vit.

Në Adë edhe këtë vit ka numër të madh mysafirësh nga Serbia. Por duhet theksuar se ishulli i Adës nuk është që preferohet shumë nga mysafirët shqiptar qoftë nga Kosova apo edhe nga Shqipëria.

Ada e Ulqinit duhet provuar.

Ada-ulqin

By admini