Tërmetet vijojnë të godasin qytetin e Tuzit, lëkundjet e të cilit janë ndjerë edhe në Ulqin por edhe në pjesën veriore të Shqipërisë.
Tërmeti më i fundit është ai i orës 11:01 i ditës së marte me intensitet 3 njësi të shkallës Rihter me epiqender në mes të Podgoricës dhe Tuzit.
Po të marten, rreth orës 01:58, është regjistruar edhe një tërmet tjetër, me magnitudë 3.9 shkallë, 16 kilometër në lindje të qytetit të Podgoricës.
Nga lëkundjet e tokës nuk raportohet për dëme materiale.