Një tërmet me intensitet 3.9 njësi të shkallës Rihter është shënuar sot rreth orës 15.42 minuta ku lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë ndjerë fort në Tuz e Podgoricë. Dridhjet janë ndjerë edhe Ulqin e Shkodër.
Lëkundjet kanë qenë të forta dhe kanë zgjatur për disa sekonda, madje janë ndjerë edhe në kryeqytetin Shqiptar, në Tiranë.
Sipas të dhënave, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në mes Tuzit dhe Podgoricën.
Poashtu, pak minuta më pas, në ora 16:08 në zë njëjtin vend është regjistruar edhe një tërmet tjetër me intenzitetit 2.6 njësi të shkallës Rihter.
Për fat të mirë, deri tani nuk lajmërohet për dëmë njerzore dhe as materiale.