plazhi-albatrosiSot ne Ulqin mbajti mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë.

Temperaturat e ajrit në orën 14 ishte 33 gradë, por ajo që është karakteristikë dhe jo e zakontë për këtë kohë është temperatura e ulët e ujit të detit e cila për ditë të tëra vazhdon të jetë e ulët. Sipas Entit hidrometeorologjik të Malit të Zi në ora 13 sot në Ulqin temperatura e ujit të detit ishte 20 gradë.

Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë. Temperatura e mëngjesit do të shkojë deri në 23, kurse më e larta e ditës deri në 36 gradë.

 

 

By admini