Komuna Ulqini zgjodhi mbikëqyrës e bregdetit, i cili do të jetë përgjegjës për kontrollin e të gjitha parregullsive të ekosistemt detar nga Buna deri në Kruç.
Mbikëqyrësi i bregdetit do të ketë për detyrë që të mbulojë tërë bregun e detit duke ndjekur të gjitha parregullsitë, gjuetinë e paligjshme, veçanërisht përdorimin e dinamitit dhe forma të tjera të dëmtimit të ekosistemit detar.
Mbikëqyrësi do të mbajë evidence rreth të gjitha parregullsive dhe do të lajmërojë organet përgjegjëse.
Siç mësohet, mbikëqyrësin e bregdetit Komuna e Ulqinit e zgjodhi së fundmi në konkursin e shpallur kohë më parë në kuadër të një projekti të cilin është mbështetur nga qeveria e Norvegjisë.
Në këtë konkurs janë lajmëruar tre kandidatë të cilët si kusht përveç përfundimit të trajnimit për zhytje, aftësi për lundrim me varkë, njohje të gjuhës angleze, shqipe, malazeze kanë pasur edhe përvojën në punë vullnetare nga fusha e ruajtjes së ekositemit detar.