Televizioni kombëtar Top Channel nga Shqipëri ka sjellur dy kamera dhe disa paisje ndihmëse për TV e Ulqinit. Vlera e tyre është mbi 30 000 euro. Ky donacion u realizua pas disa kontakteve që Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka pati me drejtues të TV Top Channel.
Pritet që së shpejti të mbërrijnë pulti i transmetimit dhe pajisje të tjera. Në ndërkohë ka paralajmërime që ndihma do të mbërrijnë dhe nga disa televizione të tjerë në Shqipëri, nj;fton kabineti i kryetarit të komunës së Ulqinit.
Edhe me rastin e dorëzimit të donacionit u tha që Top Chennel do të ndihmojë edhe në të ardhmen TV e Ulqinit.
Kryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka i shprehu falenderime të sinqerta në emër të qytetarëve të Ulqinit strukturave udhëheqëse të Top Chennel dhe shpreson se në një të ardhme të shpejtë TV në Ulqin të kompletohet me pajisjet e nevojshme për fillim nga puna.
Ekipi i TV Top Channel gjatë qëndrimit në qytetin tonë realizoi disa intervista dhe kuadro nga pjesë të ndryshme të Ulqinit që edhe me këtë rast do të jetë një reklamë e mirë për këtë fillim sezonë.
Ulqini, Tivari, Tuzi, Podgorica, Berani, Plava e Gucia dhe Rozhaja e ndar me lumin Iber pjesa jugore perfshihen me krahinen Shqiptare te Malsis